SYRI TV/ Ushqimet kthehen në luks për shqiptarët: Po hamë sa për mbijetesë

09:17, 04/05/2023
A+ Aa A-

Qytetarët shqiptarë kanë vështirësi në blerjen e produkteve bazë ushqimore. Ata tregojnë së çmimet janë tepër të larta për t’i përballuar me të ardhurat e ulëta që kanë, gjë që i shtyn drejt uljes së standardit të blerjeve

SYRI TV

Çmimet e produkteve bazë ushqimore janë të shtrenjta dhe të papërballueshme nga qytetarët.

Ata tregojnë për SYRI TV se detyrohen të blejnë produkte vetëm sa për të mbijetuar, por jo për të përmbushur të gjitha nevojat e tyre ushqimore.

Si shkak të mospërballimit, veç çmimeve të larta ata shohin të ardhurat e ulëta.

Në tregjet e Tiranës, bien në sy çmimet e larta të disa produkteve, të tilla si domatja, specat, brokoli, patëllxhanët, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco