Portestuesit të vendosur për të shkuar deri në parlament për të drejtat e punonjësve

11:38, 02/05/2023
A+ Aa A-

Dita ndërkombëtare e punëtorëve, 1 Maji, i gjen të punësuarit në vendin tonë në kushte jo të mira.

Esmeralda Hoxha nga qendra e ''Aleancës Gjinore për Zhvillim'' dhe Ervis Çota drejtor i organizatës, ''Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome'', të ftuar ditën e sotmë në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv , treguan më shumë për protestën e një dite më parë, teksa theksuan se protesta e djeshme nuk ishte thjeshtë një protestë e një dite simbolike, por se do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat për punëtorët deri në parlament.

"Punëtorët në shumë sektorë hasen me problematika shumë të mëdha qoftë për sigurinë apo shëndetin në punë, diskriminimi apo vonesa në paga, paga të ulëta apo orë te gjata pune. Ideja është që ne po përpiqemi si organizata në bashkëpunim me sindikata të ngrejmë zërin dhe të përçojmë gjithçka çfarë ne duam, deri në parlament. Momentalisht kemi kërkuar siç u shprehëm dje në një thirrje të hapur që është shumë e nevojshmë të bëhet një dialog për shqetësimet e punonjësve në pozicione të ndryshme dhe për të ndërtuar një sistem të vërtetë dhe funksional të mirëqënies civile. Prandaj ne jemi përpjekur të bashkohemi, me vete kemi dhe punëtorë që morën guximin dje, dhe që i kemi përgezuar për këtë" u shpreh Hoxha.

Ndërsa Çota theksoi se qëllimi është të ndërgjegjësohen të gjitha institucionet publike që kanë në dorë vendimarrjen për të përmisuar të drejtat e punëtorëve:

"Ne u bashkuam për të krijuar një model të ri jo nisur nga donacione dhe nga fonde. Ne kemi marrëdhënie përtej kësaj dhe është një lidhje e natyrshme që kemi me ta sepse një pjesë e tyre përfaqëson atë çfarë kërkohet. Nuk jemi farë të varur nga qeveritë, ajo që ne jemi duke bërë është të vëmë në pozita pune dhe përgjegjshmërie gjithë institucionet publike që kanë në dorë vendimarrjen për të përmirësuar të drejtat e tyre punëtore".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco