Parashikimi i motit për ditën e shtunë, 29 prill 2023

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, 29 prill 2023

22:50, 28/04/2023
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në veri të vendit.

Era do te fryjë me drejtim juglindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë brigjeve detare fiton shpejtësi deri 11m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen

Në zonat malore 1-17°C

Në zonat e ulëta  4-25°C

Në zonat bregdetare 9-25°C

Image

Ndërkaq, dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente  fillimisht në jug në orët e para të mëngjesit e më pas përgjatë relieveve malore pasdite.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare1-7m/s. Valëzimi në dete i ulët I forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen

 Në zonat malore 4-19°C

 Në zonat e ulëta 5-23°C

 Në zonat bregdetare 10-23°C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco