Zgjidhje të qëndrueshme për infrastrukturën, sipërmarrësit dhe akademikët bëhen bashkë

Zgjidhje të qëndrueshme për infrastrukturën, sipërmarrësit dhe akademikët bëhen bashkë

13:06, 03/04/2023
A+ Aa A-

Gjendja e infrastrukturës në rajonin tonë dhe sfidat që paraqet zhvillimi i saj u trajtuan në një konferencë ndërkombëtare organizuar nga Universiteti Epoka në Tiranë. Profesorë të profileve inxhinierike u bashkuan me përfaqësues të industrisë, institucione qeveritare dhe organizata të shoqërisë civile për të ndarë përvojat, strategjitë dhe gjetjet e kërkimive shkencore. Këshilli Global i Dekanëve të Inxhinierisë (GEDC) dhe Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Edukimit Inxhinierik (IFEES) ishin partnerët strategjikë të organizatorëve, në mënyrë që pjesëmarrësit të kishin mundësi të informoheshin për temat e momentit në mbarëEuropën.

Rektori i Universitetit EPOKA, Prof. Dr. AhmetÖztaş, thekson se konferenca arriti të sjellë akademikë dhe kompani ndërkombëtare,që të fillojnë një bashkëpunim me universitetet dhe kompanitë shqiptare, për të diskutuar sfidat në Ballkanin Perëndimor, vecanërisht në infrastrukturë dhe zhvillim ekonomik, dhe për tësugjeruar rrugëzgjidhje lidhur me problematikat ekzsituese”. Si drejtues i punimeve të konferencës, ai shton se nëpanelet e dy ditëve u diskutuan tema të infrastrukturës në rajon dhe u dhanë mesazhe publike.

Ardiana Sokoli, zëvendës presidente në Grupin BALFIN, trajtoi mundësitë që kanë bizneset shqiptare për promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social në Ballkanin Perëndimor dhe paraqiti si shembull konkret kompanitë e industrisë përkatëse në Grupin ku ajo bën pjesë. Ajo tha se “partneriteti me botën akademike vjen natyrshëm për Grupin BALFIN, në vijim të një komunikimi dypalësh për një kontribut në sistemin arsimor, si dhe përgatitjen e studentëve për sfidat e tregut të punës. Audienca e konferencës, me akademikë ndërkombëtarë dhe kompani inxhinierike,është e duhura për të treguar si Grupi BALFIN ka kapërcyer sfidat përzhvillim infrastrukturor të rajonit, por edhe për t’u njohur me praktikat e sotme ndërkombëtare për zgjidhje të qëndrueshme”.

Konferenca shënoi përfshirjen e parë në Shqipëri tëdy organizatave ndërkombëtare të inxhinierisë,me sesione ku pjesëmarrësit diskutuan mbi çështjet e zhvillimit ekonomik të rajonit dhe paraqitën idetë e tyre për plotësimin e nevojave infrastrukturore që hasen në Ballkanin Perëndimor.

ImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco