SYRI TV/ Nis pelegrinazhi 13-javor, mijëra qytetarë vizitojnë Kishën e Laçit

14:06, 14/03/2023
A+ Aa A-

Pelegrinazhi i 13 të martave bashkon shqiptarët që zgjedhin të vizitojnë Kishën e Shna Ndout në Laç.  Besimtarët  shkojnë aty për të ndezur qirinj, për të ndjekur meshën e për t’u lutur për shëndet dhe paqe.

Nga SYRI TV

Pelegrinazhi i 13 të martave bashkon shqiptarë të cilët i përkasin feve të ndryshme, myslimanë, katolikë, ortodoksë, ku pavarësisht besimit të tyre zgjedhin të vizitojnë “vendin që bën mrekulli”, kishën e Shna Ndout.

Me qindra pelegrinë iu drejtuan këtij vendi të shenjtë që në orët e para të mëngjesit, duke u lutur për mirësi, paqe dhe shërimin e të afërmëve të tyre.

Disa prej besimtarëve tregojnë edhe për mrekullitë që kanë ndodhur në vendin e shenjtë.

Të rinj e të moshuar zgjedhin ta bëjnë këtë rrugëtim në shenjë sakrifice në emër të besimit në Kishën e Laçit.

Kisha e Laçit, e njohur ndryshe dhe si Kisha e Shna Ndout, prej vitesh njihet si një vend i shenjtë, ku mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria po edhe jashtë saj e vizitojnë këtë vend kryesisht gjatë 13 të martave të shenjta, që nisin prej 14 marsit dhe kulminojnë më 13 qershor, ditën e madhe të shenjtit.

Gazetar: M. Marku

Pamje: Syri TV

Montazhier: L.Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco