SYRI TV/ Nis censusi i shpendëve në Qarkun Korçë, dimri i butë, ulet numri në liqene

15:54, 15/01/2023
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur censusi i shpendëve ujorë që shtegtojnë drejt vendit tonë gjatë periudhës së dimrit. Sipas specialistit të Agjenise se Zonave të Mbrojtura, Gani Bego, nga të dhënat paraprake rezulton se është reduktuar numri i shpendeve në 3 liqenett e qarkut Korçë, duke shtuar se ulja e numrit vjen për shkak të ndryshimit të kushteve klimaterike dhe dimrit të butë.

Syri tv

Ka nisur censusi dimëror i shpendeve të ujit në 3 liqenet e qarkut te Korçës. Ndryshimi i kushteve klimetarike  dhe dimri i butë i këtij viit, sipas specialistit të Agjenise se Zonave të Mbrojtura, Gani Bego, ka ndikur në rënien e numrit të shpendëve në 3 liqenet atë të Pogradecit, Prespes së madhe dhe të vogël.

Ky numërim i cili zhvillohet për të 8-in vit radhazi nga Agjensia e Zonave të mbrojtura, është një proces  i rëndësishëm për florën e faunën. Numërimi I shpendeve që zgjat për dy ditë rresht, përveç vendit tonë po bëhet paralelisht edhe ne Maqedoni e Veriut dhe Greqi të  cilat lagen nga liqeni i Ohrit dhe atyre të Prespës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco