Fëmija 1 vjeç me HIV, Manastirliu: QSUT s’ka 'gisht', u zbatuan të gjitha protokollet mjekësore

Fëmija 1 vjeç me HIV, Manastirliu: QSUT s’ka 'gisht', u zbatuan të gjitha protokollet mjekësore

12:06, 10/01/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është pyetur nga gazetarët paraditen e së martës rreth masave që janë marrë për rastin e fëmijës 1 vjeç që rezultoi pozitiv për HIV.

Gjatë konferencës për mediat ku po prezantohen arritjet e Shëndetësisë për vitin 2022 dhe objektivat për vitin 2023, Manastirliu theksoi se MSH është mirëkuptuese ndaj reagimit të prindërve.

Megjithatë, ministrja shtoi se puna bazohet në ekspertizën e ekspertëve dhe, sipas saj, kjo e fundit tregon se autoritetet nuk kanë “faj.”

Ogerta Manastirliu theksoi se nga një proces hetimor i kryer nga Instituti Shqiptar i Higjienës rezulton se në çdo hallkë janë zbatuar protokollet mjekësore.

“Kemi ndjeshmëri maksimale për këtë rast. Jemi mirëkuptues ndaj reagimit të prindërve. Në MSH, punën e bazojmë në punën e ekspertizës. ISHP pas hetimit ka dalë në përfundimin se në çdo hallkë të sistemin shëndetësor, janë zbatuar protokollet mjekësore,” u shpreh ministrja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco