VIDEO-SYRI TV/ Mbyllet greva e punonjëseve të fasonerisë, 150 gra në Bilisht rikthen në punë

17:34, 06/01/2023
A+ Aa A-

Rikthehen në punë 150 gra të një fasonerie në qytetin e Bilishtit, të cilat u futën në grevë tre ditë më parë. Gratë kanë pranuar të rinisin punën në fasoneri, pasi pronari i saj ka rikthyer në punë kryetaren e sindikatës, Mirjeta Mulla.

Nga Syri Tv

Pas grevës dy ditore, 150 gra të punësuara në një fasoneri, kanë arritur të fitojnë betejën e parë. Pronari i fasonerisë ka bërë hapa pas, duke rikthyer në punë drejtuesen e sindikatës, Mirjeta Mulla. Kjo e fundit reagoi gjithashtu, duke treguar për Syri Televizion, se pronari i fasonerisë ka arritur të pranojë edhe organizimin sindikal brenda fasonerisë.

 

Sot u arrit marrëveshja me Pronarin e Fasonerisë. Unë u riktheva përsëri në punë, ndërsa pranoi të lejojë edhe organizimin sindikal brenda fasonerisë. Gjërat kryesore i kemi arritur, të tjerat në ditët në vijim. 

Mirjeta Mulla, kryetare e Sindikatës së Fasonerisë

Një ditë më parë, Inspektorati Shtetëror i Punës vendosi të pezullojë punën në fasoneri deri në datën 10 janar, pasi gjeti shkelje të kontratës së punës në lidhje me të drejtën për organizimin sindikal.

Megjithatë, pritet që gratë të rikthehen në punë në një kohë të shkurtër, pas arritjes së marrëveshjes me pronarin e fasonerisë.

150 të punësuara në një fasoneri të qytetit të Bilishtit nisën protestat prej ditës së martë, për shkak të pushimit nga puna të kryetares së sindikatës, Mirjeta Mulla.

Nga ana e drejtuesve të fasonerisë ky veprim u justifikua me faktin se kishte pasur rënie të punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco