SYRI TV/ Virozat mbushin spialet, numër i lartë shtrimesh në të gjithë vendin

13:16, 06/01/2023
A+ Aa A-

Shqipëria prej disa muajsh ndodhet nën pushtetin e virozave dhe janë konkretisht rreth 4 lloje virusesh të cilat prekin qytetarët.  Mjeku Bektash Mandri për Syri Tv tregon se nuk mungojnë as rastet kur virozat agravojnë. Ndërkaq, edhe temperaturat jo të zakonshme për stinën ndikojnë tek rëndimi i situatës. 

Nga SYRI TV

Në vendin tonë aktualisht janë  rreth 4 lloje virozash prezente tek fëmijët dhe të rriturit. Mjeku Bektash Mandri, gjatë një interviste u shpreh se  situata e rënduar me virozat ka nisur që prej muajit nëntor dhe vijon ende.

Ndërkohë, Mandri shprehet se temperaturat jo të zakonshme të ditëve të fundit, ndikojnë tek rëndimi i situatës virale.

Përsa i përket situatës me Covid-19 dhe mundësisë për shpërthimin e një vale të re, Mandri u shpreh se nuk ka arsye për t’u shqetësuar.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco