Parashikimi i motit për datat 7 dhe 8 janar

Parashikimi i motit për datat 7 dhe 8 janar

12:35, 06/01/2023
A+ Aa A-

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe për fundjavë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Si ditën e shtunë dhe të dielë parashikohet moti i kthjellët në të gjithë territorin.

Temperaturat do të jenë si më poshtë:

Image

Postimi plotë i SHMU-së:

Përshëndetje nga SHMU!
Edhe për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe ditën e Diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes. Gjithashtu në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe shikim të reduktuar.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-5m/s ndërsa në orët e mbrëmjes të ditës së Diel era kthjen drejtim nga kuadrati i jugut dhe fiton shpejtësi deri në 6-8m/s.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco