Mjekja Violeta Kaçorri: Në vend qarkullojnë viruse dhe shtama të reja, mos anashkaloni simptomat e para

Mjekja Violeta Kaçorri: Në vend qarkullojnë viruse dhe shtama të reja, mos anashkaloni simptomat e para

10:45, 06/01/2023
A+ Aa A-

E ftuar në Emisionin e Mëngjesit në ‘Kafe Shqeto’ në Syri.Tv ishte mjekja e familjes Violeta Kaçorri ku u diskutuan për situatën e vështir të gripit që po kalojnë qytetarët në vend, por edhe kolapsi e sistemit shëndetësor për të përballuar këtë fluks të lartë me të sëmurë.

Fund viti dhe fillimi i vitit të ri e ka gjetur vendin në një situatë shumë kritike sa i përket sistemit shëndetësor pasi gripi dhe virozat kanë prekur një numër të lartë të qytetarëve. Përtej viruseve mjekët kanë paralajmëruar se janë në qarkullim shtamesh të reja dhe variante të reja të Covid 19 në vend.

"Aktualisht prej dy muaj kanë  qarkulluar viroza të ndryshme që na kanë sjelle dhe simptoma të ndryshme duke sjellë dhe temperaturë të lartë.

Tani ne nuk mbajmë më as barrierat mbrojtëse si maskat dhe nga kontaktet e ngushta kanë sjellë dhe transmetimin te shumë njerëz përfshirë të gjitha moshat, Moshat e treta e kanë përjetuar më keq

Parandalimi është gati i pamundure në kohë dimri pasi kontaktet janë më të ngushta kjo dhe për shkak të kushteve ku punojmë. Nëse kemi temperaturë të lartë, kollë acaruese, dhe një vështirësi në fyt duhet që pacienti të paraqitet në qendrën shëndetësore.

E vetmja gjë që mjekët mund të bëjmë është të bëjmë testimin dhe të ndajmë diagnozën se nëse pacienti është i prekur nga viroza apo nga një variant i ri i Covid19. Mjeku duhet të mjekojë simptomat në fillim kur pacienti të paraqitet në qendrën shëndetësore dhe pasi diagnoza të ndahet duhet të marrë mjekim më të specializuar pastaj në bazë të diagnozë.

Aktualisht në qendrën shëndetësore ku punoj paraqiten një numër i konsiderueshëm pacientësh, kjo pasi në festat e viti të ri ka pasur dhe kontakte me shumë  njerëz të sëmurur, por unë i rekomandoj të gjithë personave të vaksinohet dhe të eleminojnë rritjen e konsiderueshme të sëmururve nga virozat por edhe nga Covid19.

Për sa i përket moshës pediatrike, të fëmijëve është pak më specifike sepse ata paraqesin simptoma që është më agresive se te të rriturit, rekomandoj që ditën e dytë që dallohen shenjat e virozës nga fëmijët ti drejtohet menjëherë qendrës shëndetësore pasi situata mund të përkeqësohet."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco