Fjala e fundit e shkencës 'bebe në laborator'/ Xhafa: Shpirtërisht kundër, qenie të krijuara në mënyrë artificiale

Fjala e fundit e shkencës 'bebe në laborator'/ Xhafa: Shpirtërisht kundër, qenie të krijuara në mënyrë artificiale

12:15, 14/12/2022
A+ Aa A-

E cilësuar si ‘mitra’ e parë artificiale, EctoLife mund të rrisë deri në 30.000 foshnja në vit dhe thuhet se është bazuar në 50 vite studimesh revolucionare.

Sipas mediave të huaja, në këtë laborator personat që nuk kanë aftësi të riprodhohen, mund të lindin fëmijën e tyre biologjik.

Sipas themeluesit të saj, Hashem Al-Ghaili, një bioteknolog dhe shkencëtar, në këtë vend prindërit që nuk kanë aftësi të riprodhohen, mund të lindin fëmijën e tyre biologjik dhe kjo vetëm duke shtypur një buton. “Paketa elitare” është një nga opsionet e këtij laboratori dhe lejon përzgjedhjen e gjeneve të embrionit përpara se ai të vendoset në ‘mitër’.

Gjithçka, nis nga ngjyra e syve, flokëve, gjatësia, forca, inteligjenca mund të përzgjidhen në paketën e 300 gjeneve që mund të ndryshohen. Veç pamjes, mund të shmangen edhe gjenet e padëshiruara të sëmundjeve gjenetike të trashëgueshme që fëmija të gëzojë shëndet të plotë.

E ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, për të folur më shumë rreth kësaj teme, të mirat dhe anët negative të saj, ishte Pranvera Xhafa, konspiracioniste.

Xhafa u shpreh se ne kontekstin biologjik kjo është një risi, pasi duke pasur mundësinë e përzgjedhjes së gjeneve, fëmija mund të jetë më i shëndetshëm, ama përsa i përket aspektit shpirtëror, ajo është kundër, pasi ngelet një qenie e krijuar artificialisht.

“Në kontekstin shpirtëror unë nuk jam dakort sepse duket sikur kjo është vetëm një makinë dhe sikur rritet një trup i shëndetshëm dhe nuk e ka përcaktuar sa sa kohë do jetojë dhe si do jetë në planin social.

'Njerëzit makinë' që vijnë me periudhën së trans-humanizmit janë pjesë e agjendës së të ardhmes.

Por, si do bashkëveprojmë më këto njerëz të së ardhmes ...mbase do kemi një konflikt human apo social?!

Në aspektin biologjik është shumë normale dhe ka shumë mundësi që këto fëmijë të jenë edhe më të shëndetshëm se ne, por në aspektin shpirtëror nuk jam dakord me diçka që është artificiale.

Është një gjë e bukur për prindërit që nuk kanë arritur të kenë fëmijë... por nuk e dimë se si do të shkojë kjo në planin social” , u shpreh Xhafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco