Bashkia e Tiranës kërkon të shembë pallatin, banorët në protestë: Duan të përfitojnë

22:19, 13/12/2022
A+ Aa A-

Mbi 60 familje në Njësinë 4 të kryeqytetit rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur, pasi pallati në të cilin jetojnë do të shembet si i dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019. Këtë të martë IMT ka tentuar të heqë energjinë elektrike dhe ujin, akt i cili është kundërshtuar ga banorët, të cilët nuk e pranojnë shembjen e pallatit.

Syri Tv

Banorët e pallatit nr.4, në rrugën "Myslym Keta" të kryeqytetit janë përballur këtë të martë me IMT dhe policinë bashkiake, të cilët kanë tentuar të ndërpresin energjinë elektrike dhe ujin, për t’i hapur rrugë shembjes së pallatit, i konsideruar i pabanueshëm pas tërmetit të nëntorit 2019.

Banorët shprehen se pallati nuk ka dëmtime, ndërsa nuk janë dakord të strehohen në banesa sociale.

Flasin banorët:

"Se për ça do prishet kjo shtëpia, pa asnjë shkak". 

'Nëse do ta prishë këtë pallat, të më japë aq sa kam". 

"Kemi marrë edhe specialistë, pallati nuk ka asgjë. Si të më japësh banesë sociale kur unë e kam blerë, kam dy dhoma dhe një kuzhinë, dua dy dhoma dhe një kuzhinë". 

"Fillimisht filluan duke ndërprerë dritat në shkallën e parë. Kemi marrë nivelin e dëmtimit DS3, çështje e bashkisë e cila e ka çuar në nivelin DS5. Kjo do të thotë që ne të gjithë trajtohemi sipas skemave sociale". 

"Bashkia s'më ka dhënë asnjë rrugëzgjidhje. Ku do të shkoj unë me dy fëmijë jetimë"?

Këta banorë nuk kursejnë as akuzat ndaj qeverisë dhe bashkisë për qëllimet që mund të fshihen pas këtyre shembjeve.

"Kanë zgjedhur vendin për tekat e tyre". 

"Këto pallate po i shembin për përfitimet e veta". 

Janë mbi 60 familje të cilat jetojnë në këto apartamente të njësisë 4, të cilët shprehen se do të ndjekin rrugë ligjore, për të mos humbur banesat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco