Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, 14 dhjetor 2022

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, 14 dhjetor 2022

22:07, 13/12/2022
A+ Aa A-

Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet deri në orët e pasdites me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuihive afatshkurtra. 

Duke filluar prej orëve të pasdites reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit fitojnë itensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në periudha afatshkurtra dhe lokalisht në zonën e veriut dhe qendër këto rreshje do të jenë të rrëmbyeshme shoqëruar me erë të fortë. Era me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e në bregdet dhe zonat luginore ajo bëhet e fortë deri në 12-18m/s.

Valëzimi në dete i forcës nga 2 deri në 6 ballë.

Temperaturat parashikohen
në zona malore 2 deri 7°C
në zona e ulëta 5 deri 16°C
në zona bregdetare 9 deri 15°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco