SYRI TV/ Ulliri i Beratit nuk po gjen treg, fermerët: Ka mbiprodhim, nuk po shesim

11:46, 13/12/2022
A+ Aa A-

Berati njihet për varietetin e ullirit që përdoret për konsum, por mungesa e tregut dhe mbiprodhimi, po i detyrojnë fermerët të mos i vjelin ullinjtë këtë sezon. Fermerët tregojnë për Syri Televizion se tregtarët e mëdhenj po abuzojnë me çmimet e ullirit, ndaj kërkojnë ndërhyrje të shtetit për të normalizuar tregun.

Nga SYRI TV

Ulliri i Beratit, i njohur si ndër varitetet e preferuar për konsum tavoline, rrezikon të kalbet në pemë, për shkak të mungesës së tregut.

Në mungesë të pikave të grumbullimit, fermerët kanë nxjerr në shitje ullirin në tregun rural të qytetit. Por siç tregojnë ata, shitjet e ullirit në këtë treg janë të pakta dhe në sasi të papërfillshme në raport me prodhimin.

Tregojnë se kanë ende sasi të mëdha ulliri pa vjelë, pasi nuk kanë mundësi ta përpunojnë dhe ta shesin, ndërsa tregojnë se një nga arsyet pse ulliri po mbetet në pemë, është dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Fermerët kërkojnë ndërhyrje të shtetit, për të zgjidhur problemet me tregun, pasi tregtarët po abuzojnë me çmimin për shkak të mbiprodhimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco