VIDEO-SYRI TV/ Shkodra në ditën e katërt të përmbytjeve, 1375 hektarë e 4 banesa nën ujë

16:43, 23/11/2022
A+ Aa A-

Në ditën e katërt të përmbytjeve, në Shkodër ka pasur një përmirësim të lehtë të situatës. Uji ka nisur të tërhiqet, por sipas emergjencave civile në bashki janë ende 1375 hektarë tokë dhe 4 banesa të përmbytura. Syri televizion ishte në zonën e Harkut të Bërdicës, ku pa dëmet e shkaktuara nga përmbytja në disa banesa. Për banorët, faji për situatën është i qeverisë që nuk menaxhoi si duhet situatën me shkarkimet nga hidrocentralet.

Nga SYRI TV

Pas katër ditë reshjesh të dendura, kjo e mërkurë ka qenë disi më e qetë në Shkodër sa i përket reshjeve. Uji ka nisur të tërhiqet nga disa zona, por mbeten ende 1375 hektarë tokë dhe 4 banesa të përmbytura dhe ende 10 familje të evokuara.

Për banorët e Shkodrës, përgjegjëse për situatën e krijuar nga përmbytjet është qeveria, që sipas tyre nuk menaxhoi si duhet shkarkimet nga hidrocentralet.

Në zonat ku ka nisur tërheqja e ujit, banorët kanë nisur të bëjnë bilancin e dëmeve.

Dëmet më të mëdha janë ato në orendi shtëpiake. Banorët thonë se gjatë viteve të fundit u është dashur të ndërrojnë disa herë mobiliet e shtëpive, për shkak të përmbytjeve, ndërsa nuk kanë marrë asnjë herë dëmshpërblim. Tani, që përmbytjet ndodhën përsëri, banorët thonë se s’kanë më mundësi të rimobilojnë shtëpitë.

Por veç dëmeve në banesa, ato në gjënë e gjallë, kafshë shtëpiake apo bujqësi, janë edhe më të mëdha.

Oboti, Muriqani dhe Oblika në njësinë administrative Ana e Malit, janë zonat më të goditura nga përmbytja, ndërsa prezencë të madhe uji ka ende në Dajç, Velipojë, Guri i Zi dhe Bërdicë.

SITUATA NË SHKODËR NGA PËRMBYTJET

SIPËRFAQE TË PËRMBYTURA

- Nj.A. Ana e Malit/ 850 Ha, në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

- Rruga e Obotit ka prezencë uji 40 cm, e kalueshme vetëm me mjetet e ushtrisë

- Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit

- Nj.A Dajç/ 110 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

- Nj.A.Velipojë/ 125 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças

- Nj. A. Guri i Zi/ 80 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc

- Nj.A.Bërdicë/ 200 Ha, konkretisht në fshatrat Trush

BANESA NEN UJE

- 4 shtëpi me prezencë uji (lagjja Ajasem).

FAMILJE TË EVAKUARA

- Lagj Nr 1-1 familje me 4 persona

- Lagj Nr 4-2 familje me 6 persona

- Nj.A Berdice-2 familje me 5 persona

- Nj.A. Guri zi -5 familje me 6 persona

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco