KAFE SHQETO/ Trondit animalistja: Pronarët e lokaleve me vranë qentë që kujdesesha

12:11, 11/11/2022
A+ Aa A-

Ngjarja e raportuar disa ditë më parë ku u gjetën disa qen të ngordhur në zonën e liqenit bëri bujë në media. E ftuar në Emisionin e Mëngjesit në ‘Kafe Shqeto’ në Syri.Tv ishte një aktiviste e kafshëve Afërdita Halili.

Animalistja u shpreh se ky veprim është i përsëritur dhe dyshimet e para bien mbi një punonjës i bashkisë i cili ka bërë helmimin e zonës gjatë natës

"Ditën e hënë kanë filluar ngordhja e qenve në zonën e liqenit. Por kjo situatë ka pasur raste edhe para dy muajsh pasi gjeta në të njëjtin zonë dy qen të ngordhur. Menjëherë kam marrë masat dhe i kam groposur.

Gjithmonë kur shkoja te liqeni më dilnin përballë disa qenushë të vegjël që më prisnin, por ditën e hënë kjo situatë nuk u përsërit dhe më dalin përpara dy turistë të huaj që më komunikuan se sipër ishin qent të ngordhur.

Dyshimet e mia të para janë mbi administratorin e një pallati dhe një punonjës bashkie i cili më tha numrin e saktë të qenve që kishin ngordhur.

Në atë pjesë kanë ngordhur edhe shumë nga qentë shtëpiak që njerëzit nxjerrin për të shëtitur, e gjithë zona është e helmosur."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco