9-vjeçarja shqiptare shkëlqen në Itali, merr çmimin e parë në Ragusa

9-vjeçarja shqiptare shkëlqen në Itali, merr çmimin e parë në Ragusa

21:19, 28/10/2022
A+ Aa A-

 Isabel Eve Poro ka lindur më 24 dhjetor 2012 në Toronto, Kanada. Sot ajo jeton në Shqipëri. Isabel është një 9-vjeçare shumë e talentuar që luan piano dhe këndon opera. Ajo ka dy vite që studion për piano dhe talenti i saj për të kënduar u zbulua rastësisht. 
Isabel Poro ka fituar çmimin e I në Ragusa të Siçilisë. 9-vjeçarja trajnohet nga dirigjenti famoz i Sanremos Fio Zanotti dhe soprano e famshme Ulpjana Aliaj.
Vogëlushja është e apasionuar pas këngëtarit Andrea Bocelli dhe e dëgjon çdo ditë. Pasi e dëgjoi të këndonte disa herë, mësuesi i saj i pianos vendosi ta testonte atë profesionalisht. Timbri i ngrohtë i Isabelës u pëlqye nga shumë artistë profesionistë. Ajo ka marrë shumë çmime të para në Shqipëri dhe çmimin e dytë në një konkurs kanto të zhvilluar në Moskë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco