KAFE SHQETO/ ‘Tetori Rozë’ rrit ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, rrëfehet e mbijetuara

KAFE SHQETO/ ‘Tetori Rozë’ rrit ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, rrëfehet e mbijetuara

14:39, 28/10/2022
A+ Aa A-

Fundi i këtij muaj shënon edhe mbylljen e fushatës sensibilizuese ndaj kancerit të gjirit. Raportet tregojnë se në vendin tonë ka një ndërgjegjësim tek gratë por sipas statistikave, rezulton se kjo është një nga sëmundjet më të përhapura në mbarë botën.

Magdalena Cara, një grua në moshën 50 vjeçare është një ‘e mbijetuar’ ndaj kancerit të gjirit e cila përmes një 'kalvari' të gjatë vuajtjesh i është dashur që të kalojë këtë sfidë të rrezikshme.

E ftuar në pjesën e fundit të ‘Kafe Shqeto’ ajo ndau me publikun përvojën e saj të hidhur ndaj kësaj sëmundjeje kancerogjene.

“Unë sot jam këtu për të dhënë një mesazh për gratë dhe vajzat të cilat vazhdimisht duhet të kontrollohen. Ndonëse kanë kaluar 8 vite unë më në fund e kam fituar këtë betejë ndaj kancerit, megjithatë lufta vazhdon me të gjitha etapat e saj pasi nuk ka një fund, historia vazhdon nëse nuk kontrollohesh në mënyrë sistematike. Udhëtoja çdo ditë nga Tirana në Durrës pasi kisha nevojë për terapi. Kjo sëmundje kërkon kurojo dhe gjatë kohës që unë kurohesha punoja pasi nuk duhet ta humbisja shpresën. Mesazhi më i mirë që mund të jap është kontrolli rutinë i gjirit dhe kapja në kohë e sëmundjes pasi e gjitha kjo mund të kurohet. Gratë duhet të ndiqen te psikologu pasi kjo është diçka e vështirë për tu përballuar psikologjikisht"-u shpreh ajo.

Gratë shqiptare duhet të ndërgjegjësohen ndaj kësaj sëmundje pasi ajo vret dhe muaji 'Tetori Rozë' është vlerësuar mjaft efektiv si shkak i kauzave humanitare. OBSH përmes një deklarate ka treguar se qëllimi i tyre është të shmangë rreth 2.5 milion vdekje nga kanceri i gjiri ku përmes iniciativave të tilla të rrisë zërin e ndërgjegjësimit.

Më tepër ndiqni linkun më poshtë:

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/1550239242094391

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco