‘Të kemi gjetur nënën biologjike, ka dëshirë të të takojë’, Prindërit që e birësuan: Nuk na i bënte shpirti që…

‘Të kemi gjetur nënën biologjike, ka dëshirë të të takojë’, Prindërit që e birësuan: Nuk na i bënte shpirti që…

19:49, 16/10/2022
A+ Aa A-

Një 31-vjeçar shqiptar ka mësuar pas 30 viteve se ka qenë i birësuar. Ditën e sotme në “Ka Një Mesazh për Ty”, u trajtua historia e tij e veçantë. Prindërit që e kishin adoptuar, Ziniu dhe Selvia, treguan se me birësimin e tij, i cili atëherë quhej Sokol, realizuan ëndrrën e tyre të madhe për të pasur një fëmijë.

Ata u shprehën se familjarët dhe të afërmit e pritën me një festë të madhe ardhjen e tij në familjen e tyre atëherë.

Prindërit e rinj ia ndryshuan emrin djalit në Gëzim, ashtu si ndjenja që ai kishte sjellë me vete, ndërsa me përkëdheli i thërrisnin Xhimi.

Rritja e shkollimi i tij ishin primare, Selvia dhe Zini ia përkushtuan jetën vetëm djalit të tyre të adoptuar. Madje, Selvia thotë se nuk e ndiente asnjëherë që ai ishte i tillë dhe nuk donte as ta dëgjonte nga të tjerët.

Nga ana tjetër Gëzimi u shpreh se e dinte të vërtetën e adoptimit të tij që në moshën 12-vjeçare, por nuk kishte folur pasi ndihej mjaft ngrohtë pranë prindërve që e kishin adoptuar.

Në emision Gëzimi mori lajmin se i ishte gjetur nëna e tij biologjike, e cila kishte shumë dëshirë ta takonte. Gëzimin e vunë në dijeni se ai kishte motër e vëlla. Ai u shpreh i gatshëm për ta takuar nënën biologjike, por sipas tij, kjo nuk do të ndryshonte asgjë në raport me prindërit që e kishin rritur.

Biseda e plotë:

Selvia: Vuajta që e bëra Xhimin që e rrita. U bë një djalë i mrekullueshëm.

Pyetje: Menduat ndonjëherë që t’i thonit?

Selvia: Kurrë në jetë.

Pyetje: Nuk e menduat?

Selvia: Nuk e menduam asnjëherë dhe nga shpirti nuk e dëshiroja kurrë. Kush më thoshte që “kam marrë e këtë fëmijë e ke të marrë”, ndoshta është turp ta thuash, isha gati ta mbysja, nuk e paramendoja që unë Gëzimin e kisha të marrë. Nuk doja ta dëgjoja nga asnjë.

Pyetje: Ai u bë djali yt.

Selvia: Po.

Pyetje: Në çdo kuptim dhe kur shkon fëmija 7-8 vjeç në shkollë fillojnë flasin, kur del në fshat apo në lagje…

Selvia: Gëzimit asnjëri nuk ia tha.

Pyetje: Nuk ia tha asnjeri?

Selvia: Asnjeri. Edhe për respekt. Faktike Xhimi tani po bën që e ka marrë vesh.

Pyetje: Sa vjeç është Gëzimi?

Selvia: Sot Gëzimi është 31 vjeç.

Pyetje: Në çfarë moshe e mori vesh, para sa vitesh?

Selvia: Po bën një vit Gëzimi që e ka marrë vesh. Kur e martova Gëzimin, unë ia thashë nuses se kam një nuse… në fund fare është nuse, por e kam gjithçka. Motër, nënë, shoqe, nuk e llogaris dot se çfarë nuseje kam në shtëpi.

Pyetje: Ti i the nuses së Xhimit që “thuaja ti Xhimit që është i birësuar”.

Selvia: Po. Ajo s’ia tha asnjëherë.

Pyetje: Domethënë ti më përpara ia the nuses sesa djalit. Si reagoi nusja kur e mori vesh që nuk është djali juaj?

Selvia: Nusja faktike tha që “mami ti po më thua por unë nuk kuptoj asgjë që ky nuk është djali juaj, por unë nuk mund t’i them dot, nuk marr guxim, më duket se e ndaj nga juve, nuk mundem”.

Pyetje: Po kush ia tha?

Selvia: Si përfundim Xhimi ishte në një lokal në kafene, ia thotë njëri me spond, se ia thotë, se bisedojnë që nuk është i Ziniut, që e kanë marrë, nuk e di, por aty e merr vesh. Kur vjen në shtëpi pastaj e përjetoi një çikë keq. Nejse, unë i falem Gëzimit për këtë gjë. Jo se nuk na respekton, jo se nuk na do, nuk bëhet fjalë, por që unë i kërkoj një falje shumë të madhe që nuk ia thashë. Nuk ma bënte shpirti, nuk ma bënte zemra, nuk reagoja dot se nuk e ndaja dot. Xhimi u rrit, na ndihmonte, unë s’ia hedh kurrë poshtë punën dhe mundimin. Neve të dy, bashkë me Ziniun, s’di si ta them, s’di si ta shpjegoj, është pasuria jonë deri në vdekje, Ardit.

Selvia: Gëzim, të keqen mami, të kemi thirrur këtu, do na falësh që s’ta kemi thënë deri sot që ti ta gjesh nënën dhe babain tënd, vëlla, ku mund ta kesh. Të jap mami me babin bekimin tonë, kudo që të shkosh ne na ke pranë, me gjithë shpirt të gjesh vëllanë që dhe ti të çlodhesh një çikë. Llafet tona nuk mbarojnë, je pasuria jonë, je mbreti ynë të keqen mami. Të them nga fjalët më të mira, nga më të mirat, që rrjedhin nga zemra jonë, të përkasin vetëm ty.

Zini: Të jesh me neve derisa të jemi ne gjallë.

Selvia: Ne për ty do rrojmë e do jetojmë.

Gëzim: S’kam fjalë.

Zinia: Derisa ne jemi të kënaqur me ty dhe vendosëm që ti të gjesh nënën tënde, pak me vonesë të thamë, por Erës ne i kishim thënë qëkur u martua, qëkur vije i lodhur ti mund ta kishe nga lodhja që ia bëje “oho”, por ne thamë me vete doje të gjeje ata që kishe, siç e more vesh që të thanë dhe ne vendosëm që ti ta gjesh nënën.

Ardit Gjebrea: Ne nuk dimë detaje dhe ti e di që kush troket tek “E diela shqiptare”, nëse ka një kërkesë, i plotësohet. Dhe ne jo kërkesën tënde, por kërkesën e prindërve të tu, i kemi shkuar deri në një farë mënyre afër që do të thotë e kemi gjetur nënën tënde biologjike.

Mirëpo ne jemi shumë të kujdesshëm, që do të thotë, çdo grua, çdo burrë, çdo familje ka historinë e vet dhe ne nuk ndërhyjmë në asnjë moment në momentin që ata nuk dëshirojnë që të bëhet publike asgjë. Dhe historia e nënës tënde, për aq sa unë mund të them, është e tillë që ajo ka krijuar një familje të re dhe as bashkëshorti e as fëmijët nuk e dinë ekzistencën tënde. Ajo nuk e ka treguar asnjëherë.

Sigurisht që janë histori dashurie të cilat nuk përfundojnë mirë dhe kushtet e atëhershme, sepse ti tashmë je 31 vjeç djalë, kështu që llogarit që kanë qenë vite të vështira dhe nuk kemi hyrë në hollësira për të kuptuar çfarë ka ndodhur. Dhe momenti i parë ka qenë shumë tronditës për të, por imagjino në një familje që nuk dinë asgjë. E kanë ditur vetëm prindërit e saj të cilët nuk jetojnë më dhe askush nuk e di këtë histori.

Megjithatë, ajo jeton diku në Shqipëri dhe sigurisht që ka dëshirë edhe të të takojë. Ne do krijojmë mundësinë që ju të takoheni, por lejo që të diktojë ajo se çfarë do ndodhë, si do ndodhë për të rregulluar edhe atë marrëdhënie që ka. Por, sidoqoftë aromën do donte që të ta merrte. Çfarë ndien?

Gëzim: Jam pa fjalë.

Ardit Gjebrea: Nuk dimë asgjë për babain tënd, thjesht dimë që nëna jote biologjike ka një familje, është e martuar, ti ke vëlla, motër, tashmë, por është një vendim i juaji se si do donit të shkonte përpara kjo histori. Do donit ta mbanit vetëm ju të dy për veten tuaj, do donte që një ditë të prezantonte me gjakun tënd, do të kishte kurajë për bashkëshortin që t’i tregonte, këtë nuk e di.

Nuk dua që të jap asnjë të dhënë, as qytetin ku jeton, është në veri, është në jug a është në Shqipërinë e Mesme, asgjë sepse respektojmë edhe njëherë dëshirën dhe vendimin e saj, por, të paktën, ti do takohesh me të./tvklan.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco