Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

FOTO/ Ky është moti i javës që vjen, fundjava do të ketë surpriza

FOTO/ Ky është moti i javës që vjen, fundjava do të ketë surpriza

15:58, 11/09/2022
A+ Aa A-

Pas fundjavës, ku gjatë natës mes të shtunës e të dielës kishte reshje shiu, java që vjen pritet të jetë tipike e muajit shtator.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar motin për javën që vjen.

Java që presim përpara parashikohet një javë ‘e qetë’ dhe ‘tipike’ Shtatori. Megjithatë fundi i javës dhe kryesisht fundjava rezervon ‘luhatje’ të motit me temperatura të larta por edhe reshje shiu me intensitet deri të lartë.

Në këtë mënyrë moti për ditën e Hënë dhe atë të Martë parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht në relievet kodrinore-malore.

Nga dita e Mërkurë deri ditën e Premte moti parashikohet me diell, por edhe me mbulesë vranësirash të cilat do të jenë të larta dhe transparente. Për ditën e Premte përjashtim bën zona e veriut e cila parashikohet me mot të vranët e alternime kthjellimesh.  

Për ditën e Shtunë (dt. 17.09.2022) parashikohet një ‘anomali’ e motit. Zona e veriut dhe specifikisht veriperëndimi parashikohen me rënie të theksuar temperaturash dhe reshje shiu me intensitet të lartë.

Zona e qendrës dhe jugut fillimisht me kthjellime e më pas vranësira të dendura (përfshi reshje shiu) si dhe temperatura deri në 35-36°C. Gjithashtu në këto zona parashikohet edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut.

Megjithatë dita e Shtunë mbetet ende larg për këtë arsye përditësime të tjera do të vijnë në ditët në vijim.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco