Fshati Klocë në Maliq pa investime infrastrukutrore, banorët: Kujtohen vetëm për fushatë

18:01, 20/08/2022
A+ Aa A-

Mungesa e infrastrukturës dhe kanalizimeve të ujërave të zeza janë kthyer në problem për banorët e fshatit Klocë në Maliq. Jetesa në këto kushte për banorët e zonës është bërë shumë e vështirë, ndërsa shprehen se pushteti vendor nuk investon në fshatin e tyre, por japin vetëm premtime të pambajtura.

Rreth 400 familje në fshatin Klocë të Bashkisë Maliq në Korçë, jetojnë mes problematikave të cilat janë zgjidhur vetëm pjesërisht nga ana e pushtetit lokal. I vetmi investim serioz që është bërë para disa vitesh sipas banorëve është vetëm rruga që të çon drejt fshatit, por edhe ajo mbeti përgjysmë duke mos përfunduar rrugët e brendshme.

Ndërkohë pjesa më e madhe e familjeve të këtij fshati vuajnë edhe mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza. Edhe për këtë banorët shprehen se lidhja nuk është bërë për të gjitha familjet, duke vënë në rrezik jetën e banorëve dhe fëmijëve të tyre.

Fshati Klocë ka të njëjtin fat si fshatrat e tjerë të juglindjes, ku mungesa e investimeve dhe premtimet duket se ecin përkrah njëri- tjetrit, por kujtohen vetëm në raste fushatash për këta banorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco