VIDEO-SYRI TV/ Baba Mondi, vizitë 5-ditore në Rumani, takon titullarët e besimeve fetare

14:07, 03/07/2022
A+ Aa A-

Lideri Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, gjatë një vizite 5-ditore ne Rumani u takua me titullarët e besimeve fetare. Në bisedime u theksua se të gjithë besimet duhet të ecin dhe të përçojnë mesazhe në rrugën e paqes, dashurisë e mirëkuptimit mes tyre.

Nga SYRI TV

Në vazhdën e takimeve me liderët botërorë, Papa Françeskun dhe Patriarkun e Patriarkanës Ekumenike të Stambollit, Bartholomeu i Parë, lideri botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj zhvilloi një vizitë 5-ditore në Rumani ku u prit dhe u takua me titullarët e besimeve fetare të Rumanisë.

Kryegjyshi Botëror foli për rolin e madh që luajnë besimet fetare sot në botë, të cilat sipas tij janë dhe duhen parë si faktorë që ndikojnë në forcimin e paqes dhe dashurisë midis popujve dhe kombeve.

Në kohën që po përjeton shoqëria e sotme njerëzore, në të gjitha takimet u theksua se dialogu dhe komunikimi janë të domosdoshëm e se të gjithë besimet duhet të ecin dhe të përçojnë rrugën e paqes, dashurisë e mirëkuptimit mes tyre, si e vetmja zgjidhje që bën shoqërinë të eci përpara dhe siguron paqen në rajon e më gjërë.

Bashkëbiseduesit vunë theksin për forcimin më tej të dashurisë të të gjithë  besimeve mes njeri-tjetrit, të ndryshëm por të njëjtë e të barabartë mes tyre. Vizitat dhe përjetimet në vendet historike e kulturore pranë bustit të Naim Frashërit, Ismail Qemalit, Ibrahim Temos, varrit të Princ Vidit e kishës së shqiptarëve ku ka mëshuar Fan Noli, theksuan më tej rolin e besimeve të mitizuar në idealin për paqe dhe dashuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco