Alpet Albania tashmë edhe në Fushë – Krujë nga data 8 Qershor

Alpet Albania tashmë edhe në Fushë – Krujë nga data 8 Qershor

09:16, 07/06/2022
A+ Aa A-

Alpet Albania një ndër kompanitë më të mëdha të tregtimit me shumicë dhe pakicë të produkteve të hidrokarbureve në Shqipëri, çel pikën më të re në Fushë Krujë. Me një eksperiencë 17-vjeçare në tregëtimin e karburanteve dhe me 47 pika të shtrira në të gjithë vendin Alpet Albania është sot ndër kompanitë lider në fushën e hidrokarbureve. Nën fokusin e cilësisë dhe standartit të lartë të produktit, me një staf profesional të përzgjedhur, Alpet Albania siguron për klientët korrektësi dhe profesionalizëm në shërbim. Fleksibiliteti, shpejtësia në ofrimin e shërbimit në pikat e shitjeve me pakicë dhe shumicë, mbështetja e klientëve besnikë të cilët ndër vite kanë zgjedhur Alpet Albania, ndihmojnë kompaninë të qëndrojë gjithmonë pranë nevojave të klientëve. Kompania është vazhdimisht e angazhuar për të ndjekur hapat e teknologjisë më të fundit në tregtimin e hidrokarbureve, duke përkrahur në çdo nisëm zhvillimet e reja, veçanërisht në mbrojtje të mjedisit.

Në stacionet Alpet Albania do të gjeni një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh duke filluar nga produktet tradicionale të naftës, benzines dhe gazit, produktet premium të naftës dhe benzinës Ultraforce dhe Torrojet, produktet Liquimoly për mbrojtjen e motorrit të makinës suaj. Stacionet Alpet ofrojnë shërbim 24 orë në 7 ditë të javës duke garantuar cilësinë maksimale në çdo produkt. Alpet Albania ofron zgjidhje për nevojat e bizneseve nëpërmjet tollonave fizik dhe elektronik, shërbimin e shitjes së drejtpërdrejtë me autobot e duke depozituar naftën apo benzinën në depozitat e biznesit tuaj. Gjatë sezonit veror Alpet Albania nëpërmjet shërbimit të dedikuar Alpet Marina u vjen në ndihmë të gjithë mjeteve lundruese për tu rimbushur me karburantin më cilësorë në tregun vendas, në vendin në të cilin janë ankoruar.

Në datë 8 Qershor 2022 prej prës 10:00, Alpet Albania inaguron pikën më të re në Fushë – Krujë duke sjellë cilësinë e garantuar dhe shërbimin 24/7. Alpet vjen në Fushë – Krujë me dy oferta të dedikuara :

10 litra karburant falas për 20 klientët e parë që do të paraqiten në pikën Alpet për rimbushjen e automjetit të tyre personal dhe -10 lekë për litër duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 15:00. Nxitoni në pikën Alpet Fushë – Krujë, ku do të përfitoni cilësinë e garantuar Alpet si dhe çmimin preferencial – 10 lekë për litër.

Ndiqni Alpet Albania në rrjetet sociale për të zbuluar suprizat në pikat e tjera Alpet Albania. (kliko linkun)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco