VIDEO-SYRI TV/ Fermerët e Lushnjës braktisin serat dhe ikin në emigracion: Po falimentojmë!

13:20, 06/05/2022
A+ Aa A-

Mungesa e subvencioneve dhe tregjeve nga ana e qeverisë ka bërë që fermerët e Lushnjës të braktisin tokën e të largohen sërish në emigrim. Edhe pse kanë ndërtuar sera vetë në tokat e tyre, për shkak të mungesës së tregut ata detyrohen që të braktisin serat dhe të punojnë sezonalë po në sera, por këtë herë në vendet fqinje.

NGA SYRI TV

Fermerët që ushtrojnë biznesin e serave në Lushnjë i kanë braktisur ato duke u drejtuar drejt vendeve fqinje për të punuar pasi në serat atje paguhen më mirë si punëtorë krahu.

Fermerët shprehen se është e kotë të qëndrosh e të punosh me ditë e muaj pasi sipas tyre me shitjen e prodhimeve të tyre nuk mund të sigurojnë as të ardhurat minimale për të jetuar.

Të intervistuar nga SYRI TV, fermerët bëjnë me dije se askush nga pushtetarët nuk është paraqitur në zonë për të parë problematikat e tyre dhe për gjetjen e një zgjidhje të mundshme për shitjen e prodhimeve.

Shqetësim kryesor i të gjithë fermerëve në vendin tonë mbetet çmimi i lartë i pesticideve dhe mungesa e tregjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco