'Unë nuk të njoh, por Zoti të njeh ty dhe madhështinë e sinqeritetit tënd'

'Unë nuk të njoh, por Zoti të njeh ty dhe madhështinë e sinqeritetit tënd'

08:01, 27/04/2022
A+ Aa A-

Imami i xhamisë së qytetit të Klinës në Kosovë, Blerim Musliu, ka gjetur një zarf me 500 euro te dera e shtëpisë së tij. Ky zarf ka përbërë një lajm prekës, të cilin Bashkësia Islame e Kosovës e ka vlerësuar mjaft.

Imami i Klinës e shpërndau lajmin në rrjetin e tij social në Facebook, duke thënë se nuk e dinte se kush e kishte lënë atë zarf, vetëm se në të shkruhej që të hollat t’i dhuroheshin njerëzve në nevojë.

“Sapo e hapa derën, për befasi nuk pashë askënd, vështrova rreth e rrotull, e papritur pashë një zarf. Në të ishte një shumë e parave, 500 euro."

"Mbeta i befasuar kur bashkë me paratë e gjeta edhe një letër, në të cilën dëftehej se 100 euro janë të destinuara, kurse 400 të tjerat thoshte jepi aty ku ka nevojë”, shkroi ndër të tjera hoxha në Facebook.

Ai tha se ky ishte një moment shumë emocionues për të, pasi në letër thuhej se nuk kishte nevojë të dihej se kush ishte ai që i dhuronte këto para.

“Kjo ma tradhtoi lotin, duke menduar madhështinë e sinqeritetit, por edhe peshën e madhe të përgjegjësisë. E nëse unë nuk të njoh, padyshim se Zoti të njeh, ty dhe të gjithë bamirësit”.


Image
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco