Të mërkurë e të enjte, mot tipik pranveror

Të mërkurë e të enjte, mot tipik pranveror

07:00, 27/04/2022
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga fusha me presion të lartë atmosferik dhe masa ajri të ngrohta Mesdhetare të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë temperatura të larta tipike të pranverës. 

E mërkurë, 27 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3  me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       8/24°C
Zona e ulët          9/27°C
Zona bregdetare  10/24°C

Kosova, e mërkurë, 27 prill 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 6°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 22°C -25°C .

E enjte, 28 prill 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave në veri dhe veri-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4  me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në zonën e ulët.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       8/23°C
Zona e ulët          9/27°C
Zona bregdetare  10/25°C. Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco