Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi konferencë për shtyp

Shifrat e frikshme të autizmit në Shqipëri, flasin ekspertët: Teknologjia stimulim

Shifrat e frikshme të autizmit në Shqipëri, flasin ekspertët: Teknologjia stimulim

11:28, 28/02/2022
A+ Aa A-

Në Shqipëri po shtohet numri i fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit.

Sipas të dhënave zyrtare, ata përbëjnë rreth 26% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Psikologët pohojne se një pjesë e tyre nuk arrijnë të diagnostikohen dhe trajtohen për shkak të mentalitetit të prindërve, ndërsa në shkolla kanë vështirësi të integrohen për mungesë të mësuesve të kualifikuar dhe programeve individuale.

Rritja, nga viti në vit, i numrit të personave me autizëm, veçanërisht fëmijëve, ka shqetësuar psikologët, të cilët shprehen për nevojën e një diagnostikimi dhe trajtimi të hershëm të tyre. Sipas të dhënave zyrtare në Shqipëri, nga viti në vit, regjistrohet një rritje prej 30-40% e rasteve me autizëm.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë temë ishin të ftuar në 'Kafe Shqeto' Eglantina Bajrami, me një përvojë personale por dhe me një angazhim konkret si drejtore ekzekutive e 'Klubit të Fëmijëve më spektrin autik' dhe Erodita Shazi, psikologe klinike.

Pyetur se cila mendon se është arsyeja pse sot jemi përpara këtyre shifrave alarmante të fëmijëve me autizëm, Shazi u përgjigj:

Një ndër aryet pse është rritur numri është dhe rritja e sensibilizimit për shkak se prindërit janë më të informuar dhe kërkojnë më shpejt ndihmë, por fatkeqësisht nuk ndodh kështu me të gjithë prindërit.

Ndër arsyet e tjera është po ashtu edhe rritja e përdorimit të mjeteve teknologjike si telefonat, televizori etj, por po ashtu dhe për shkaqe mjedisore.

Gjithsesi ne e dimë që baza është gjenetika por janë faktorë të jashtëm që nxisin dhe stimulojnë diagnoza. Pra mund të kemi fëmijë që e kanë predispozitën për të pasur autizëm por faktorët mjedisorë nuk kanë kontribuar në shfaqjen e tij.

Ndërkohë Eglantina Bajrami u shpreh:

Studimet e fundit në Amerikë është një në 4 fëmijë, pra po shkojmë drejt barazisë.

Pas shumë viteve mendohet se mund të kalohet çdo kufi . Do të thotë që ndërhyrja duhet të bëhet në moshë të hershme sepse nëse arrijmë ta bëjmë këtë, një pjesë e tyre integrohet mirë.

Edhe çerdhja duhet të bëhet e detyrueshme në mënyrë që fëmijë të mos rrijë as me prindërit dhe as me gjyshërit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco