VIDEO - SYRI TV/ Raport kombëtar për sigurinë në internet, numër i lartë faqesh me përmbajtje dhune

VIDEO - SYRI TV/ Raport kombëtar për sigurinë në internet, numër i lartë faqesh me përmbajtje dhune

14:47, 08/02/2022
A+ Aa A-

Dhuna dhe ngacmimet seksuale online janë një fenomen shqetësues, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët. Sipas një raporti mbi sigurinë në internet, numri I faqeve që përmbajnë dhunë seksuale apo bullizëm, vijon të mbetet ende I lartë.

Nga SYRI TV.

8 shkurti është dita dedikuar internetit të sigurt. Fëmijët dhe adoleshentët janë kategoria më e rrezikuar për sa i përket dhunës online apo ngacmimeve seksuale në rrjet.

Platform iSigurt.al, së bashku me CRCA, kanë përpiluar një raport kombëtar, të dhënat e të cilit janë mbledhur në peridhën janar-dhjetor 2021.

Këto të dhëna bazohen në raportimet që fëmijët, prindërit, mësuesit apo persona të besuar të fëmijës bëjnë pranë kësaj platforme.

Sipas raportit, në muajt e verës ka një tendencë në rënie të denoncmimeve, ndërsa muaji shkurt dhe mars kanë shënuar numrin më të lartë.  

64% e incidenteve onlinë janë raportuar nga djem, 32% nga vajza dhe gra, ndërkohë 4% nuk kanë deklaruar gjininë e tyre, por pavarësisht kësaj, tipologjia e ankesave dhe gjinia, tregojnë se vajzat janë më të ekspozuara ndaj këtyre fenomeneve. 

Mosha më e prekur nga fenomene të tilla është 15-17 vjeç dhe 18-30 vjeç, ku qytetet me më shumë raste janë Tirana, ndjekur nga Elbasani, Fieri, Peqini dhe Vlora.

Instagrami është rrjeti social ku ndodhin më së shumti incidente të tilla, ndjekur nga Fb, Youtube si edhe faqet online me përmbajtje për të rritur.

Krahasuar me periudhën para Covid, mbetet ende tepër i lartë numri i faqeve që përbëjnë materiale me përmbajtje dhune seksuale ndaj fëmijëve në internet, dhunë dhe bullizëm.

Gazetare: F.Pasho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Barbarossa08/02/2022 15:14

Përse habiteni? S'keni nevojë të shkoni e investigoni në internet! Keni pothuajse të gjitha televizionet me prostitucion dhe dhunë nga të gjitha llojet e në çdo orë të ditës. Me përjashtim të ndonjë televizioni të tjerët nuk përdorin shënjat paralajmëruese.

Shto koment

Denonco