VIDEO- SYRI TV/ Mbetën pa shtëpi nga zjarri, të moshuarit në lot kërkojnë ndihmë

VIDEO- SYRI TV/ Mbetën pa shtëpi nga zjarri, të moshuarit në lot kërkojnë ndihmë

13:13, 08/02/2022
A+ Aa A-

Banesa e Loro dhe Liza Gocajt në Obot të Shkodrës u shkrumbua nga flakët, duke lënë në qiell të hapur dy të moshuarit. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që të moshuarit apelojnë për ndihmë

SYRI TV

Të moshuarit Loro dhe Liza Gocaj në fshatin Obot të Shjkodrës mbetën në qiell të hapur mbrëmjen e djeshme, pasi në pak minuta banesa e tyre u shkrumbua nga flakët.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, pasi gjatë kohës që shtëpia ishte përfshirë nga flakët, çifti i të moshuarve ishte në urgjencën e spitalit të Shkodrës për një problem shëndetësor. Liza Gocaj shprehet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga energjia elektrike, ndërkohë që me lot në sy ajo u bën thirrje institucioneve që ta ndihmojnë me një strehë të re.

Gjatë ditëve të fundit, në vendin tonë kanë mbetur pa strehë shumë familje, për shkak se banesat e tyre janë shkrumbuar nga flakët.

Gazetar: F.Maka./ Op. E.Hajdari/ Mont:T. Foto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco