VIDEO SYRI TV/ Familja Koreci në kushte ekstreme varfërie: Nuk sigurojmë dot bukën e gojës

VIDEO SYRI TV/ Familja Koreci në kushte ekstreme varfërie: Nuk sigurojmë dot bukën e gojës

17:27, 02/01/2022
A+ Aa A-

Gjashtë anëtarë të familjes Koreci në lagjen Donika Kastrioti të Beratit jetojnë mes mjerimit dhe sëmundjeve. Kryefamiljari Eduart Koreci apelon për ndihmë, pasi 2 fëmijët e tij vuajnë nga sëmundje të ndryshme, ndërsa askush nga instancat përkatëse nuk i ka ndihmuar.

SYRI TV

BERAT - Familja Koreci e përbërë nga 6 anëtarë jeton në kushtet tejet të vështira ekonomike, në lagjen "Donika Kastrioti" të qytetit të Beratit.

 

Eduart Koreci dhe bashkëshortja e tij prej disa muajsh jetojnë në një dhomë në ruajtje, pa dyer e dritare, pa drita e pa ujë dhe në ditët me shi i gjithë uji u bie brenda dhomës për shkak të amortizimit të çatisë.

 

Dy bashkëshortët Koreci jetojnë pa asnjë ndihmë ekonomike dhe kanë dy fëmijë të vegjël, të moshave nga 2 deri në 7-vjeç, njërin prej të cilëve të sëmurë.

Në kushtet në të cilat jetojnë, ata bëjnë apel për ndihmë nga shteti. 

"Ne jetojmë pa asnjë të ardhur. Unë jam i sëmurë por edhe gruaja. Sado që është përpjekur të gjejë punë nuk ka mundur. Jetojmë në këtë kasolle, pa ujë e pa drita dhe çfarë bie jashtë, njesoj bie edhe brenda.

As përkrahje sociale nuk na japin, edhe pse nuk kemi as tokë e as prona. I bëjmë thirrje shtetit të na ndihmojë, se as bagëtitë nuk jetojnë kështu si ne", shprehet kryefamiljari Eduart Koreci.

Varfëria prej vitesh është ulur këmbëkryq në familjen Koreci, por pavarësisht apeleve të shumta për ndihmë nga pushtetit lokal e qëndror asnjë institucion deri më tani nuk ka reaguar.

Kryefamiljarët i bëjnë thirrje kujtdo që ka mundësi t'i ndihmojë që edhe fëmijët e tyre të mund të jetojnë si të gjithë të tjerët me minimumin e kushteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco