VIDEO/ Ai do ta hajë bukën me hi sa të ikim ne! - 'Syri' në kasollen e Beratit, ku fëmijët s'kanë as ilaçe

VIDEO/ Ai do ta hajë bukën me hi sa të ikim ne! - 'Syri' në kasollen e Beratit, ku fëmijët s'kanë as ilaçe

13:54, 02/01/2022
A+ Aa A-

Ata kanë kaçurrela të bukura, sytë u ndrijnë kur na shikojnë, vrapojnë të vënë ndonjë dru në sobë që të na bëjnë pak dritë, shpresojnë.... I vogli vë dhe një fetë bukë për ta thekur, që bëhet me hi. Ai e shkund me dorë, se do ta hajë pas pak. Kjo është familja Koreci  në Berat, e cila jeton në kushte ekstreme varfërie. Dy bashkëshortët me 4 fëmijët e mitur, të gjithë, jetojnë në një dhomë pa dyer, pa dritare, pa ujë dhe pa drita 

Nga SYRI TV.

Bashkëshortët Koreci me 4 fëmijë të vegjël jetojnë në një dhomë në lagjen "Donika Kastrioti" në qytetin e Beratit. Eduart Koreci dhe e shoqja tregojnë se në ambientin pa dyer e dritare, pa drita e pa ujë,  në ditët me shi i gjithë uji bie brenda për shkak të amortizimit të çatisë.

Familja nuk merr ndihmë ekonomike.  Fëmijët janë fare të vegjël,  njërin prej të cilëve i sëmurë. Madje, pas rënies nga pema, i vogli nuk ka mundur dot të pijë asnjë ilaç.

Në kushtet në të cilat jetojnë,ata bëjnë apel për ndihmë nga shteti së paku për të vegjlit e tyre.

"Ne jetojmë pa asnjë të ardhur. Unë jam i sëmurë por edhe gruaja. Sado që është përpjekur të gjejë punë nuk ka mundur.

Jetojmë në këtë kasolle, pa ujë e pa drita dhe çfarë bie jashtë, njesoj bie edhe brenda.

As përkrahje sociale nuk na japin, edhe pse nuk kemi as tokë e as prona.

I bëjmë thirrje shtetit të na ndihmojë, se as bagëtitë nuk jetojnë kështu si ne",shprehet kryefamiljari Eduart Koreci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Flamur02/01/2022 15:44

Si mund te kontaktoj me kete familje ?

Shto koment

Denonco