Saranda dhe Ksamili bëhen me vajzë: foshnja e parë e vitit 2022 quhet Ajla

Saranda dhe Ksamili bëhen me vajzë: foshnja e parë e vitit 2022 quhet Ajla

13:01, 02/01/2022
A+ Aa A-

Fëmija i parë për vitin 2022 që lindi në Sarandë është vajzë nga Ksamili dhe emri i saj fillon me A.

Ajla quhet fëmija i parë që lindi ditën e dytë të vitit 2022, kur ende vazhdonte trokitja e gotave të Vitit të Ri. 

Ajla Ziflaj, fëmijë e familjes Ziflaj në Ksamil, me një peshë 2990 gram, erdhi në jetë në orën 22.20 të ditës së parë të 2022-it në maternitetin “Kristo Kalivopulli” në Sarandë nën kujdesin e personalit që priste jetët e reja.

Sipas drejtorit të maternitetit, mjekut Tajar Lako, vogëlushja erdhi në jetë nga një lindje normale dhe gëzon shëndet të plotë si nëna dhe fëmija. Urime dhe bekime, e ëmbla Ajla!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco