Ndërrimi i viteve, festë në gjithë vendin. Shqiptarët festojnë në çdo qytet

Ndërrimi i viteve, festë në gjithë vendin. Shqiptarët festojnë në çdo qytet

14:29, 01/01/2022
A+ Aa A-

Me fishekzjarre, drita e përqafime, qytetarët shqiptarë pritën ardhjen e vitit të ri 2022. Kryeqendra e festimeve ka qenë në sheshet kryesore të çdo qyteti, ku ka pasur prezencë te shtuar te forcave të policisë. Pas një periudhe të vështirë për shkak të pandemisë, duket se Viti 2022 ka rikthyer gjallërinë në vend.

Me fishekzjarre, drita dhe përqafime, u prit ndërrimi i viteve në Shqipëri. Kryeqendra e festimeve në Tiranë ishte sheshi ‘Skenderbej’, nga ku qytetarët patën mundësi të shijonin spektaklin e fishekzjarreve dhe një koncert me muzikë live, si dhe të argëtoheshin e të shkëmbenin urime me njëri-tjetrin.

 Edhe Sheshit ‘Gensher’ në Elbasan, pas pandemisë duket se i është rikthyer gjallëria. Shumë qytetarë dolën në shesh për të festuar e për të shijuar disa pije në stendat e ngritura.

Këtë ndërrim vitesh edhe qytetaret lushnjarë mbushën rrugët e qytetit dhe sheshet. Festimet janë shoqëruar me larmi fishekzjarresh dhe argëtim në të gjithë qytetin.

Nata e ndërrimit të viteve e ka gjetur edhe Beratin të mbushur me njerëz, të grumbulluar në sheshin e qytetit. Qindra qytetarë kanë dalë në shesh dhe në rrugët e qytetit, duke shijuar spektaklin e fishekzjarreve që ndriçuan qiellin për rreth 15 minuta, ndërsa u grumbulluan rreth pemës së madhe të Vitit të Ri, të vendosur për herë të parë këtë vit mes dy lagjeve muzeale "Mangalem" e "Goricë", duke shkëmbyer urimet me njëri-tjetrin. Nata festive e ndërrimit të viteve ka vijuar më pas me festimet e qytetarëve në baret e lokalet e qytetit.

Edhe Qytetaret e Vlores priten nderrimin viteve ne qendren Historike nen atmosferen festive te koncertit live dhe spektaklit të fishekzjarreve.

Në sheshin Taulantia në Durrës eshte pritur me entuziazem ardhja e vitit te ri 2022. Qytetarët kanë shijuar një spektakel fishekzjarresh ne qytetin bregdetar. Gjithashtu edhe ne sheshin Liria ka pasur atmosfere festive. Shume qytetare kane preferuar te kalojne naten e nderrimit te viteve ne kete shesh.

Nderrimi i viteve eshte festuar edhe ne qytetin e Fierit. Qindra qytetare mbushen sheshin qendror te qytetit dhe kur akrepat e orës kaluan mesnatën, qielli i qytetit u ndez nga fishekzjarret.

Korça si rrallë herë këtë vit dha një shfaqje të mrekullueshme në atmosferën festive të natës së ndërrimit të viteve me magjinë e fishekzarreve. Mijëra qytetatë mbushën zonën këmbësore dhe katedralen e qytetit. Jo vetëm qytetarët korcare por edhe turistët nga cdo qytet i Shqipërisë u bënë pjesë e qytetit të festave. Korca këtë vit ka pasur rezervime në masën 100%, ku 3000 ambiente akomodimi dhe 10 000 shtretër në qytet e fshatrat turistike, si Voskopoja, Dardha dhe Boboshtica kanë qenë të mbushura. Turistë ka pasur edhe në qytetet e Pogradecit dhe Kolonjës. Festimet kanë vazhduar edhe pas mesnate në restorantet e qytetit.

Në rrugët e çdo qyteti ka pasur prezencë te shtuar te forcave të policisë, që kane qenë në gadishmëri të plotë jo vetëm për të garantuar qarkullimin normal, por edhe për të shmangur çdo incident të mundshëm. Pas një periudhe të vështirë për shkak të pandemisë, duket se Viti 2022 ka rikthyer gjallërinë në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco