VIDEO-SYRI TV/ Shkumbini del nga shtrati, fermeri: Uji u fut në banesë, kërkojmë ndihmë

VIDEO-SYRI TV/ Shkumbini del nga shtrati, fermeri: Uji u fut në banesë, kërkojmë ndihmë

15:44, 01/12/2021
A+ Aa A-

Dalja nga shtrati e lumit Shkumbin në fshatin Shushicë ka dëmtuar disa fermerë. Ndërkohë, Ismail Rrapi tregoi për syri televizion se vërshimi i lumit dëmtoi jo vetëm pronat, por rrezikoi edhe jetën e familjarëve.

Nga SYRI TV

Ismail Rrapi, banor i fshatit Shushicë, së bashku me familjen e tij, përjetoi momente paniku dy ditë më parë, për shkak se lumi Shkumbin doli nga shtrati duke vërshuar në pronat dhe banesën e tij, duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre.

Një ditë më pas, Ismail Rrapi tregon për SYRI TV dëmet që i janë bërë në pronën e tij për shkak të inerteve që la pas rrjedha e ujit.

Kjo nuk është hera e parë, që për këtë banor, por dhe shumë të tjerë, vërshimi i lumit Shkumbin sjell dëme të mëdha në pronat e tyre.

Mungesa e argjinaturave, sipas banorëve do të zgjidhte këtë problem, pasi daljet e herë pas hershme të lumit, rrezikojnë të dëmtojnë tërësisht pronat e shumë fermerëve në fshatin Shushicë të Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco