VIDEO-SYRI TV/ Vetëvrasja e 13-vjeçarit, Myzeqari: Ka ngacmime të fëmijëve në internet

VIDEO-SYRI TV/ Vetëvrasja e 13-vjeçarit, Myzeqari: Ka ngacmime të fëmijëve në internet

14:08, 22/11/2021
A+ Aa A-

Pak ditë pas vetëvrasjes së 13-vjeçarit nga fshati Golem i Lushnjes, nën dyshimin se do kryente video për rrjetet sociale, reagon dhe bashkia e qytetit. Specialistja për mbrojtjen e fëmijëve, tregon se janë me dhjetëra raste të ngacmimeve të fëmijëve në rrjetet sociale, por prindërit refuzojnë ti denoncojnë për shkak të opinionit publik.

Nga SYRI TV

Pak ditë pas vetëvrasjes së 13-vjeçarit, nën dyshimet se akti ka qenë i nxitur nga rrjetet sociale, ka reaguar bashkia e Lushnjes.

Sipas specialistes së Mbrojtjes Psikologjike dhe sociale të fëmijëve në këtë bashki, në Lushnje ka me dhjetëra raste të kërcënimeve apo ngacmimeve të fëmijëve në rrjete sociale.

Por sipas Valbona Myzeqarit, për shkak të opinionit publik, shumë familje refuzojnë bashkëpunimin me instancat shtetërore për të denoncuar rastet e abuzuara.

Specialistja për mbrojtjen e fëmijëve në Bashkinë e Lushnjes, u shpreh gjithashtu se familjes së 13-vjeçarit që u vetëvra një ditë më parë në fshatin Golem, do t`i ofrohet asistencë sociale.

I mituri humbi jetën tragjikisht, teksa dyshohet se do të kryente një video për rrjetin social tik-tok.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco