Çfarë pritet të ndodhë me buxhetin? Flet eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi

Çfarë pritet të ndodhë me buxhetin? Flet eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi

14:44, 15/11/2021
A+ Aa A-

Për të folur për buxhetin e vitit 2022 i cili do diskutohet sot dhe nesër në parlament ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi.

Flavio: Jemi mësuar të kemi debate në parlament për projekt buxhetin e vitit të ardhshëm, madje jemi mësuar dhe me debate të ashpra të cilat diskutohen dhe në emisione politke. Ajo që po ndodh këto vit është se vetëm grupet e interesit, qytetarë, biznsesi janë ngritur kundër këtij projekt-buxheti i cili duket se po shkon në një dashuri paqësore në mes konsensusit të të dyja palëve, si e lexoni këto situatë?

Lazimi: Jo gjithmonë kompromisi politik është benefici më i mirë i ekonomisë dhe i shoqërisë, kështu që në këtë pikë kësaj radhe ndoshta nuk do të kemi atë debatin që është bërë ndër vite por nga ana tjetër ajo që shikoj me shqetësim është fakti që sërisht kur bëhet fjalë për grupe interesi për shoqatat e biznesit le të themi në tërësi për ekonominë nuk kemi një lloj konsultimi të gjërë dhe fatkeqësit po të shikojmë ditë e fundit shumë shoqata të biznesit, përfshirë Dhomat e Tregtisë Tiranës përfshirë Shoqatën e prodhuesit shqiptar kanë shprehur pakënaqësi për faktin që jo vetëm ka pasur ndryshime ne paketën fiskale që nuk janë konsultuar me biznesin por nga ana tjetër ndërkohë  të gjithë po prisnin që të kishin një paketë mbështetëse për biznesin pikërisht për shkak se nuk është mbyllur situata në lidhje me pandeminë pra kemi sërisht lëngime apo pasoja nga pandemia dhe së dyti kemi parasysh se jemi akoma në vorbullën e diskutime apo asaj që quhet krizë e mundshme të çmimeve apo krizë energjitike. Duke e parë në këtë kontekst unë besoj se sërisht jemi në kundrakohë dhe praktikisht debati i sotshëm apo i nesërm nuk do të ndryshojë shumë nga ajo që do të ketë impakt për ekonominë me kalimin e këtij buxheti.

Dori: Ndërkohë që paketa fiskale ka qënë në qendër të vëmëndjes, në qendër të diskutimeve në komisione parlamentare por edhe të aktorëve dhe të grupeve interesit. Sipas jush cila është problematika më e madhe në lidhje me këtë paketë dhe nëse ajo nuk do të ndryshohet cili do të jetë ndikimi i saj në xhepat e shqiptarëve vitin e ardhshëm?

Lazimi: Në fakt nuk është se ka shumë ndryshime në paketën fiskale në krahasim me çfarë kemi situatën sot. Janë disa ndryshime që kanë një efekt negativ sidomos për industrinë agro-përpunuese. Siç e dinë tani do të hiqet dhe tvsh-ja e rimbursueshme gati 6 përqindëshi që merrnin agro-përpunuesit nga produktet. Faktikisht ju e dini shumë mirë që një pjesë e prodhuesit shqiptar gazin e kanë si lënd të parë për prodhimin e tyre në fabrika, pra marrë në këtë këndvështirm unë besoj se përtej disa ndryshimeve në sistemi tatimor kur bëhet fjalë për tatimin mbi pagat, ku kemi një lloj korigjimi të asaj që quhet fashës më të lartë ku praktikisht paguhet 23 përqind mbi të ardhurat personale por sërisht në tërësi janë ndryshime makiazh, janë ndryshime të vogla garnitur të cilat nuk adresojnë çështje kryesore të cilat kanë të bëjnë me faktin që a do të duhej të kishte një paketë të mirë mbështetëse për biznesin, a duhet të kishte një paketë mbështetëse për familjet vunerabël, një ndihmë ekonomike e cila një rritje prej 10 përqind është sërisht e pamjaftueshme në raport me rritjen e çmimeve, në raport me rritjen e kostove të jetesës në raport me atë që qytetarët shqiptar kanë në xhepat e tyre. Thënë ndryshe buxheti nuk besoj se është një shkop magjik që zgjidh çdo problematik por nga ana tjetër buxheti i shteti shërben për të krijuar një atmosferë apo klimë sado pozitive për biznesin, nëse kjo nuk është arritur atëhere ne nuk kemi bërë asgjë sepse në fund të ditës ekonomia shqiptare përmes buxhetit mund të zgjidh deri në 1/3 e çështjeve kur ka të bëjë me investime por nga ana tjetër le të themi ekonominë në tërësi më shumtazi e përcaktojnë klima e biznesit e përcakton punësimi që dhe në raport të organizatave ndërkombëtare kemi një problematike sepse mund të kemi një rritje ekonomike por akoma nuk përkthehen në punësim.

Flavio; Kjo klimë ekonomike sigurisht do të mund të ndikojë jo vetëm në një të tretën por edhe në një masë të mëdha. Kemi fermer të cilët nuk kanë më fuqi të ulërasin, kemi eksportuesit të cilët janë lodhur duke marrë pjesë në komisionet e ekonomisë, nuk kemi një grup ekonomik që ti ketë sugjeruar disa ndryshime dhe dorën e bashkëpunimit qeverisë dhe të ketë marrë një rezultat të kënaqshëm. Ju keni qënë dhe drejtues si ndodh që jeni kundër gjithë aktorëve dhe faktorëve të fushës që ju mbuloni dhe të jeni prapë i qetë në detyrën tuaj?

Lazimi:Ka nevojë të asaj që quhet nervi politik. Unë nuk kam se kam një pritshmëri të madhe nga debati politik sesa do të ndryshojë kjo atë çfarë ka përcaktuar qeveria thënë ndryshe problematike kryesore është se sot ne nuk kemi debatin mbi çështjen më kryesore, nuk kemi debatin se a do të kemi rritje të pensioneve, rritje apo jo të pagave sesi do të sillet sektori privat në të gjithë këtë situatë. Ligji më i rëndësishëm i vitit, buxheti sërisht do të kalojë me debate kryesisht të pamjaftueshme dhe së dyti ajo që është më drithëruese është fakti që shqetësimet vijnë nga shtresat e ndryshme nuk vijnë thjesht nga shtresat në nevojë të cilat për hir së vërtetës janë ‘pa gojë’, ‘pa zë’ por vijnë dhe nga shtresat që ne mendonin se kishin një fuqi lobuese dhe për ndryshimin në paketë fiskale vitin e kaluar dhe kjo pa dyshim që e bën më arrogante mënyrën se si qeveriset vendi, por më e keqja është fakti që nuk është e mjaftueshme thjesht të bëjmë debat politik mbi buxhetin ajo çfarë është e rëndësishme duhet të kishin një debat politik  mbi gjithë modelin ekonomik të zhvillimit mbi krizën energjitike

Flavio: A janë një debat politik mbi ekonominë apo një debat ekonomik mbi politikën?

Lazimi: E vërteta kjo do ishte. Sepse fatkeqësisht ne e dimë që dhe ekonomia po bëhet një zgjatim i politikës dhe kjo është një lajm i keq për qytetarët dhe për të gjithë të interesuarit.

Flavio: 30 përqind është diskutuar që do të jetë rritja e çmimeve nëse kjo paketë fiskale kalon një efekt i menjëhershëm ndodh që nga heqja e akcizës dhe disa ndryshime të tjera. Do ndodh s’do ndodh do të bëhemi gati për ta shtrënguar dhe më tej rripin.Në fakt vrima të reja tek ai rrip i cili është shtërnguar në maksimum.

Lazimi: Një mënyrë që qeveria kishte për të amartizuar impaktin social të rritjes së çmimeve për faktin se ekonomia shqiptare është një ekonomi importuese është të mbështeste biznesin vendase pra ti bënte më të lirë kostot e prodhimit për biznesin vendas këtë së bëri përkundrazi ajo që po shikoj është se ne po shtojmë kostot e prodhuesit vendas për të prodhuar ato prudukte që ne i marrim më shtrenjtë tashmë për shkak rritjeve të çmimeve ndërkombëtare. Unë nuk mund ta them me qartësi nëse do të ketë rritje të çimeve por kemi pak mundësi për të amortizuar rritjen e çmimeve duke mos i mbështetur sa duhet dhe si duhet biznesin vendas dhe nuk është çudi që çmimet do të rriten vitet e arshëm.

Dori: A prisni një reagim nga ana e opzotiës që t’ju dal në mbrotje të atyreve grupeve të interesit të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre jo vetëm për paketën fiskale por edhe në terësi për buxhetin?

Lazimi: Mund të ketë por problemi është se jemi vonë tashmë do të jetë thjesht një formalitet miratimi i buxheti në parlament. Dhe ajo çfarë unë nuk kam parë këto ditë përtej disa zërave të veçuar të opozitës nuk ka pasur një vendim marrje në bllok të opozitës për këto çështje kaq kardinale siç është çështja e buxhetit. E shoh më shumë si formalitet të radhës. Por duhet të kishte më shumë zë opozita sepse zëri i opozitës duhet të ekzistonte në çdo rast gjatë gjithë vitit jo vetëm për miratimin e buxhetit në këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco