VIDEO-SYRI TV/ Tërmeti i prishi shtëpinë, Rama i vendosi 33 mln lekë gjobë pse e rindërtuan

VIDEO-SYRI TV/ Tërmeti i prishi shtëpinë, Rama i vendosi 33 mln lekë gjobë pse e rindërtuan

12:56, 12/11/2021
A+ Aa A-

Selami Hyka është banor i Kodër Kasharit në Tiranë, i cili pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, mbeti në qiell të hapur. Ai filloi ndërtimin e një shtëpie të re, por pas goditjes nga tërmeti, ai mori edhe një goditje tjetër nga shteti, më një gjobë 33 milion lek, për ndërtim pa leje. Tashmë, Selamiu jeton brenda një kontenieri, në kushte ekstreme dhe mbi supe mban barrën e një gjobe të cilën i kërkohet ta paguajë.

Nga SYRI TV

Shtëpia e Selamiut është vlerësuar e pabanueshme, pasi shkalla e dëmtimit ishte DS 5. Ai nisi ndërtimin e një shtëpie të re, por pas kësaj, ai është dënuar me 3 gjoba për kundravajtje administrative, dy gjoba nga 200 mijë lek dhe një tjetër 32 milion e 130 mijë lek, si të mos mjaftonte shtëpia, e cila u kishte rënë mbi kokë.

Selamiu tragoi për SYRI TV kushtet e vështira në të cilat jetojnë, brenda një kontenieri, ku nuk kanë as tualet, as kuzhinë, e as elektroshtëpiake, ndërsa të ardhurat i kanë minimale.

Për këtë familje, problem tjetër është edhe konflikti me fqinjin për çështjen e kufirit të shtëpisë, por Selamiu tregon se ai ka të gjitha dokumentet të cilat vërtetojnë se nuk ka prekur kufirin, madje kërkon të bëhen matjet dhe nëse ka shkelje mban përgjegjësi.

Selamiu tregon se nuk ka kërkuar bonus qiraje nga shteti, kjo pasi të ardhurat e vetme i ka nga ato pak bagëti të cilat mban në oborrin e tij, e vetmja gjë që ai kërkon, është të ndërtojë një shtëpi modeste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Wow12/11/2021 13:07

Ca jane keto gjoba mo, kush ka kaq fantazi per ligje te tilla

Shto koment

Denonco