Dhuna seksuale tek fëmijët, Hazizaj dhe Luarasi debate dhe akuza ndaj njeri-tjetrit për projektligjet e tyre

Dhuna seksuale tek fëmijët, Hazizaj dhe Luarasi debate dhe akuza ndaj njeri-tjetrit për projektligjet e tyre

13:00, 11/11/2021
A+ Aa A-

Vetëm gjatë ditëve të para të nëntorit janë denoncuar tre raste të dhunës seksuale ndaj fëmijëve ku më e rënda ishte ajo e 6 vjeçares në Kamëz ku dyshohet se është dhunuar dhe më pas është abuzuar seksualisht nga babai i saj, rasti i dytë vjen nga qyteti i Gjirokastër ku u denoncua rasti i abuzimit të një 16 vjeçarje nga i afërmi i saj kur ishte në moshën 12 vjeç dhe rasti i tretë i përket një vajze 11 vjeçare nga qyteti i Lushnjes, e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht.

Për parandalimin e këtyre ngjarjeve kaq dramatike dhe me pasoja ditën e djeshme është dorëzuar në Kuvend, projektligji për krijimin e një ‘Regjistri kombëtar për autorët dhe predatorët seksual’  i cili është një mjet në duart e shtetit dhe shoqërisë shqiptare për të mbrojtur fëmijët nga pedofilët apo çdo person i cili mund të shfrytëzojë seksualisht fëmijët.

Ai është një masë parandaluese ku shteti dhe shoqëria ndërtojnë së bashku për të kufizuar maksimalisht aksesin ku pedofilët apo predatorët seksual duan të kërkojnë të kenë tek fëmijët. Hartimi i këtij projektligji është diktuar nga nevoja dhe krijimi i një mekanizmi ligjor institucional efektiv parandalues për mbrotjen e fëmijëve, të rinjve dhe grave dhe çdo viktim seksuale të mundshme nga vetë pedatorët seksual.

Projektligji ka për qëllim inkurajimin e organve kompetente shtetërore për të mbrojtur fëmijët, të rinjtë dhe gratë nga shfrytëzimi seksual. Vepra penale të cilët prekin jo vetëm dinjitetin e individit por edhe shkaktojnë pasoja të rënda në funskionimin normal të qënies njerëzore. Por cili është roli i këtij regjistri :

1. Parandalimi i krimeve seksuale ndaj fëmijëve deri në moshën 18 vjeçare 2. Identifikimi e individëve me rrezikshmëri ndaj fëmijëve 3 kontrollin e lëvizshmërisë së pedofilëve .

Për të folur për këtë projektligj ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI.TV  dy përfaqësues të Shoqërisë Civile, Altin Hazizaj drejtori i CRCA-së, Iris Luarasi ‘Lidhja e këshillimit 116-117’.

Flavio : Si ndiheni ditën e sotme 11 nëntor, një ditë pasi është dorëzuar në parlament projektligji për 'Regjistrin'?

Luarasi: Mendoj absolutisht që duhet që të gjithë të jemi të lumtur, një ditë që duhej të diskutonimin me pozitivitet pasi ajo që kemi dashur të gjithë në fund të ditës, sot është arritur. Sigurisht që kjo është një top i cili i është pasuar tek parlamenti dhe sigurisht të gjithë do të gëzohemi në momentin kur ta kemi të finalizuar projektligjin, por unë prap në fund mendoj që është një ditë që ne duhet të jemi të lumtur pasi kjo ka lidhje jo vetëm me Organizatat e Shoqërisë Civile por me gjithë publikun shqiptar dhe nuk e kam parë atë asnjëherë si një aksion të veçuar që ka lidhje vetëm me Shoqërinë Civile aq më shumë sejanë marrë 22 mijë firma nga publiku për këtë projektligj dhe pa ndihmën e qytetarëve kjo do të ishte absolutisht e pamundur.

Hazizaj: Zonja Luarasi është në të drejtën e vet të bëjë çfarë të dojë por unë mendoj se ka disa norma morale dhe brenda Shoqërisë Civile të cilat sigurisht që zonja ka zgjedhur shpesh t’i neglizhojë apo t’i injorojë. Dita e sotme do të ishte ditë e lumtur në fakt sikur zonja dje në vend që të paraqiste një projektligj numër dy ti bashkoheshe nismës së CRCA e cila ka që në vitin 2013 që gatuhet dhe që pa diskutim është nisma e parë që është dorëzuar në parlament tashmë prej dy javësh. Dhe ishte totalisht e panevojshme që të ishte një nismë e dytë sepse në fund të ditës e para dhe unë besoj se kjo është më e rëndësishme një organizatë që ka zonja në fjalë nuk është një organizatë e specializuar për shërbime të tilla siç është përgatitja e projektligjeve ose nismave ligjore pasi i mungon eksperienca. E dyta për mendimin tim kjo është një bulizëm i hapur kundër një organizate jo qeveritare në Shqipëri dhe duke ditur rafinitetin e zonjës me Partinë Socialiste mua më duket e gjitha kjo gjë shumë e stisur për të mos thënë e nxitur nga vetë politika që shiko është më mirë që dikush që është pranë partisë në pushtet është shumë mirë që të sjell nisma të tilla qoftë edhe sikur ato të jenë të stisura. E treta që unë mendoj se kjo është pjesa më e  rëndësishme ka një mashtrim brenda asaj që thotë zonja Luarasi. Zonja Luarasi e ka paraqitur nismën jo në fillim të mbledhjes së firmave të qytetarëve. Ata kanë dalë kanë mbledhur firma për një produket që nuk e kishin gati. Pasi i kanë mashtruar qytetarët me një produkt që nuk e kishin kjo është si të shkosh të shesësh diçka ndërkohë që ti nuk e ke fare dhe më pas kanë marrë ca juristë, kanë paguar ca juristë dhe kanë nxjerrë një produkt meqënëse kemi mbledhur 22 mijë firma. Unë thashë mua më duket një aksion shumë i shëmtuar është një bulizëm i pastër kundër Shoqërisë Civile në Shqipëri. Mua nuk më bën përshtypje se jam mësuar me zonjën në fjalë me bulizmat e saja. Por sigurisht tani jemi përpara një realiteti që projektligji i tyre bashkë me atë që ne kemi dorëzuar do hyjnë në parlament si dokumente të barabarta dhe kjo është ajo pjesë që mua pa diskutim më vjen keq.

Luarasi: Flavio problemi është se unë duhet të largohem dhe më duhet të më japësh fjalën pasi dëgjova këto.

Hazizaj:Ta mbaroj. Elementi i fundit ka të bëjë me atë që unë e konsideroj vjedhje e pronësisë intelektuale që do të thotë për herë të parë në Shqipëri termi ‘Regjistri i krimeve seksuale’ është përdorur nga ne si organizatë dhe këta e kanë marrë sikur të jetë prona e tyre dhe e vendosin te ligji i tyre dhe nisur nga kjo kemi të drejtën ti hedhim në gjyq për përdorim të pronës tonë intelektuale si organizatë , nuk e kemi ndërmend ta bëjmë por po ja tregoj zonjës se sa e shëmtuar është kjo gjë.

Luarasi: Ok, ju kwrkoj ndjesw se unë e kam lajmëruar produksionin tuaj që në orën nëntë duhet të jem në një intervistë tjetër  prandaj do të doja kohën time. E para unë ju falenderoj shumë për këtë që keni bërë pasi është mirë të bëhen të tilla debate.E dyta e quaj absolutisht të panevojshme këtë pjesën e bulizmit politik. E para sepse si shoqëri civile të gjithë kemi të drejtën të mendojmë dhe të votojmë për kë të kemi qejf ne. Unë se kam akuzuar asnjëherë Altinin për lidhjet e tij me LSI-në për mënyrën se si gjeti dhe përdori Erisa Xhixhon për ta çuar projektligjin në parlament sepse përsa kohë që një gjë i shërbën Shoqërisë Civile dhe për të bërë ndryshime në Shqipëri ti patjetër që duhet të përdoresh politikën sepse nuk miraton dot Shoqëria Civile vetëm mund të propozoj, mund të hartoj por në fund të ditës është politika ajo që do të miratoj gjërat. Duam apo nuk duam kjo është një gjë e lidhur gjithmonë me politikën dhe shyqyr Zotit që kemi arritur në 2021 që të mos bulizohemi edhe të mos anatemohemi për cilat mund të jenë bindjet tona politike. Kjo është liria e parë që kemi fituar që në 1990 dhe e quaj atavizëm që në 2021 të dëgjoj në përfaqësues të Shoqërisë Civile që akzuon dikë tjetër që ti je afër kësaj partie kjo më duket aq shumë e vjetër sa sikur ta nxjerrës nga këto librat e Enverit. Pjesa tjetër që ka lidhje me pronësi intelektuale unë mendoj që kemi dy projektligje totalisht të ndryshme me aq sa kam dëgjuar projektligji që ka bërë CRCA është një projektligj vetëm për institucionet dhe nuk është i hapur për publikun. Projektligji që kemi propozuar ne është totalisht me akses për publikun. Arsyet që ne kemi dhënë për projektligjin janë shumë të qarta. Në Tiranë ke 50 njerëz që kanë kryer dënimin e tyre janë pedofil, janë vetëm 2 policë që i kontrollojnë, kjo ka qënë një nga arsyet kryesore pse në projektligj kemi dhënë një gjë që është totalisht e ndryshme dhe kemi thënë që tek ‘Regjistri’ duhet të ketë akses dhe publiku. Dhe në fund fare të gjithë kësaj gjëje e di si është puna si mund të quash një gjë që është vjedhur në momentin që ti ke mbledhur 22 mijë firma qytetarësh se një nga gjërat e tjera që ne duhet festojmë sot është sepse është  një projektligj i cili për herë të parë në historinë e parlamentit  që pas vitit 2019 kur është miratuar nga parlamenti ligji për mënyrën se si votuesit mund të propozojnë ligje dhe të ndryshojnë ligje kjo është hera e parë që një ligj shkon deri në fund që mblidhen 20 mijë firma dhe që kalon procesin e çertifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pra kjo është një arsye tjetër për të treguar se nisma qytetare të bashkuar me shoqërinë civile funksionokan dhe kjo mund të jetë pikënisja tjetër për të kuptuar dhe për të bërë ndryshime që i vlejnë shoqërisë shqiptare.

Dori : Zonja Luarasi para se të largoheni doja të ndalesha tek ndryshimi që do të sjellë në situatën aktuale të krimeve kundër fëmijëve ligj që ju keni propozuar?

Irisi : Ligji që kemi propozuar nuk ka lidhje vetëm me fëmijët dhe mbi të gjitha do të ftoja Altinin që të tregohet i kujdesshëm . Njerëzit që kanë punuar për këtë projektligj janë emrat më të nderuar në fushën e të drejtës civile dhe penale. Janë profesoresha të Shkollës së Magjistraturës , janë gjykatëse, janë prokurorë që kanë e bërë vullnetarisht, ne nuk kemi pasur asnjë projekt dhe e fundit fare që une do të thoja ka dhe një element tjetër.,Altini thotë që e kemi fillluar që në 2013 këtë po flasim jemi në 2021 në qoftëse Altini nuk ka qënë i zoti për 7-8 vjet të prodhojë një projektligj më vjen shumë keq hape krahun ka të tjerë që mund ta bëjnë këtë gjë.

Altini: Po bëhesh qesharake.

 

Luarasi: Unë nuk po të fyej Altin, më fyeve në çdo fjali tënde nuk të kam fyer në asnjë fjali timen sepse në fund të ditës unë tregoj se kush jam unë, ti tregon se kush je ti dhe kaq është shumë e thjeshtë e lemë publikun që të disktoj më pas. Nga ana tjetër unë nuk mendoj se i bën mirë vetës dhe CRCAS kur thua që e kemi nisur në 2013 se i bie që paske qenë totalisht i pa zoti për të bërë një ligj për tetë vjet.

Flavio: Një pyetje ndoshta naive, duke marrë spunto dhe nga vitet dhe koha që është dashur për këtë ligje. Zonja Luarsi dhe z.Hazizi a mednoni se mund të jenë më efektive dy projektligje duke e shtyrë më shumë parlamentin për një lobim me bazë të gjërë.

Luarasi: Mëqe unë do iki po e them dhe e para mendimin. Unë e kam ftuar Altinin që të bëhet pjesë sepse ndryshimi tjetër i madh që është në dy projektligje është se ajo që ka prodhuar CRCA është ligj që ka prodhuar vetëm CRCA. Kjo që kemi prodhuar ne, mua më vjen keq që po marr meritat në një pikëpamje se nuk më takojnë kaq shumë merita janë 28 organizata të Shoqërisë Civile që kanë bashkëpunuar me këtë. Elementi tjetër që duhej t’i ktheja përgjigje Altinit, që ne kemi mbledhur firma pa pasur nje ligj është absolutisht e pa vërtetë. Ligji ka qënë i publikuar dhe është ende dhe ka forma pë rta kuptuar se kur është data se kur e kemi publikuar ligjin. Është atje që në 2020 është në faqën zyrtare  të Linjës së Këshillimit . Në fund fare unë dua të them se kjo është një ditë për tu festuar, publiku shqiptar duhet të jetë shumë i lumtur në momentin që ky ligj do të miratohet. Ishte një kënaqësi dhe më pëlqen shumë programi i juaj. 

Hazizaj: Dhe zgjidhja e zonjës e tregon në fakt se çfarë buliste është ajo, por nuk dua të merrem me të meqë ajo nuk është prezente, ska vlerë.Ka një momnet që publiku shqiptar duhet të kuptoj. Momenti i parë është zonja gënjen kur thotë se produkti ka qënë i gatshëm sepse ka pasur një produkt të gatshëm që në vitin 2019 që është projektligji që ne kemi propozuar. Ajo është po aq e pandershme për të thënë se ky është problemi ta kuptojmë pak: një regjistër kombëtar i cili që hyn dhe rregullon jetën e qytetarëve në një mjedis ku gjithë sistemi  komunist kontrollonte jetën tonë ka nevojë të ketë rregullime të tilla që në momentin kur ka filluar puna në Shqipëri nuk ekziston një pjesë e mirë e legjislacionit që ekziston sot.  E dyta në qoftëse nuk e shikon nga afër sistemin dhe këtu është gabimi i këtyre sesi funksionon dhe pjesa e juristëve tanë që kanë punuar për këtë projektligj kanë qënë në Francë kanë qënë në Britaninë e Madhe,  në SHBA të ftuar nga FBI për të shikuar nga afër sesi funskionon ‘Regjistri’ për të kuptuar se cilat janë elementet që Shqipëria duhet t’i ketë të garantuara para se të fillojë këtë që unë e quaj përgatitje e projektligji.Projektligji i zonjës në fjalë nuk e kanë bërë asnjëherë publik të them të drejtën pavarësisht se zonja insiston madje e kemi kërkuar dhe një kopje të tyre dhe nga kuvendi dhe më beso dhe kuvendi nuk na e vuri në dispozicion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco