VIDEO/ Sarandë, IMT terrorizon familjen Sula, fadromat i prishin shkallët e banesës

VIDEO/ Sarandë, IMT terrorizon familjen Sula, fadromat i prishin shkallët e banesës

13:10, 30/09/2021
A+ Aa A-

Fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë terrorizuan anëtarët e familjes Sula mëngjesin e të enjtes, duke shembur shkallët e banesës për t`i hapur rrugë ndërtimit të një objekti tjetër. Kryefamiljarja Luli Sula ngriti akuza për korrupsion, ndërsa deklaroi se tentoi të vetëflijohet për shkak të presionit që po i bëjnë punonjësit e bashkisë.

Nga SYRI TV.

Fadromat e Inspektoratit të Mbrotjes së Territorit në Sarandë terrorizuan familjen Sula mëngjesin e kësaj të enjteje, duke i shembur një pjesë të shkallëve të banesës që në orët e para të mëngjesit.

Të mbështetur nga forca të shumta të policisë së shtetit, fadromat  kanë shembur shkallët e banesës, duke dëmtuar edhe strukturën e saj. Ndërhyrja e IMT-s për shembjen e shkallëve, është bërë me pretendimin për t`i hapur rrugë ndërtimit të një objekti tjetër që po ndërtohet ngjitur me banesën e familjes Sula.

Kryefamiljarja Luli Sula, tregoi momentet e tmerrit, ku në orët e para të mëngjesit fadromat terrorizuan familjen, sipas saj, duke u bërë dhe presion psikologjik.

Luli Sula akuzoi bashkinë dhe policinë, se po mbështesin një ndërtim pa leje, punimet e të cilit janë pezulluar me vendim gjykate. Sipas saj, terrori i ushtruar nga bashkia për shembjen e shkallëve të banesës, e shtyu drejt vetflijimit.

Ajo shprehet gjithashtu, se banesa e saj është dëmtuar nga ndërtimet e paligjshme që po kryhen pranë shtëpisë së saj. Luli Sula tregon se ka bërë disa ankesa në bashki dhe polici, por zëri i saj ka rënë në vesh të shurdhërt, ndërsa akuzon se shteti mbron ndërtuesin pa leje, i cili ka qenë ish-punonjës i bashkisë.

Anëtarët e familjes Sula po jetojnë nën frikën se banesa e tyre mund të shembet nga çasti në çast për shkak të dëmeve strukturore që i janë shkaktuar shtëpisë nga fadromat e IMt dhe ndërtimet e paligjshme. Luli Sula akuzon punonjësit e bashkisë për korrupsion, ndërkohë që paralajmëron veprime ekstreme nëse nuk do ndërhyhet për të zgjidhur situatën e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco