Studentja kthehet në Gjirokastër, rezulton e infektuar me variantin ‘Delta’

Studentja kthehet në Gjirokastër, rezulton e infektuar me variantin ‘Delta’

20:36, 02/08/2021
A+ Aa A-

Një 23-vjeçare nga Gjirokastra është konfirmuar me variantin Delta të koronavirusit.

E reja kishte shkuar për pushime në Greqi, ku pas kthimit në Gjirokastër ka shfaqur simptoma të lehta të koronavirusit.

Pasi ka kryer testin, ajo ka rezultuar me variantin Delta të koronavirusit.

Burime nga shërbimi epidemiologjik bëjnë me dije se e reja nuk ishte e vaksinuar pasi ndodhej me studime në Norvegji.

Mësohet se familjarët e saj të cilët i kishin kryer të dyja dozat e vaksinës kanë rezultuar negativ. E reja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndiqet nga specialistët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Benard02/08/2021 20:44

Po shkoni ore se lat nam me keto lajme...doli 1 me variant delta...nje neser me gamma, nje pasneser me alfa...e do dale e ndonje me beta. Mos flisni me per covid e do shikoni qe ska me.

Shto koment

Denonco