E rrahën dhe e grabitën, i moshuari nga Kavaja, rrëfen tmerrin: Na lidhën sytë dhe na dhunuan...

E rrahën dhe e grabitën, i moshuari nga Kavaja, rrëfen tmerrin: Na lidhën sytë dhe na dhunuan...

13:08, 23/01/2021
A+ Aa A-

“Autorët na lidhën sytë dhe na dhunuan për rreth 1 orë”.

Kështu deklaron i moshuari që dje tentuan që t’i vidhnin banesën.

Ngjarja ndodhi në fshatin Zik-Xhafaj të Kavajës, rreth orës 18:30 të pasdites. 70-vjeçari Xhaferr Dervishi tha për gazetaren e ‘Balkanweb’ se në kohën kur ndodhi ngjarja ishte vetëm me gruan e tij, ndërsa theksoi se nuk i njihnin autorët.

''Ne kemi një kuzhinë të vogël. Ra dera dhe thamë; ‘hyni’. Sa hapa derën, nisën të na torturonin. Na lidhën sytë dhe na dhunuan. Na kërkuan lekë, por unë u thash se; “kam 100 mijë lekë të pensionit, ua jap”. Dy veta ishin me maskë. Shteti të zbardhë ngjarjen, të gjejë autorët”, -tha i moshuari nga shtrati i një krevati i spitalit, ku gjurmët e dhunës shihen qartë.

70-vjeçari ka pësuar goditje të forta në kokë, ndërsa njollat e gjakut janë ende të freskëta.

Ndër të tjera i moshuari tha se autorët i kishin rrahur me hunj dhe grushte dhe sende të forta, ndërsa nga goditjet ai ka disa qepje në kokë dhe në fytyrë.

Mësohet se çifti i moshuar jetonte i vetëm në banesë, ndërsa kishin 4 fëmijë emigrantë në Itali.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco