Presidenti i Malit të Zi, letër falenderimi për profesorin shqiptar

Presidenti i Malit të Zi, letër falenderimi për profesorin shqiptar

17:20, 07/08/2020
A+ Aa A-

Shkrimtari i mirënjohur Enver Bytyçi, ka prezantuar së fundmi librin e tij të suksesshëm me titull ‘Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe’.

Vepra është përkthyer edhe në anglisht, ku shumë personalitete rajonale edhe më gjerë mund të lexojnë qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe Ballkanit.

Një prej këtyre personaliteteve rajonale është edhe presidenti malazez, i cili i ka shkruar një letër falenderuese dhe vlerësuese për shkrimtarin shqiptar Enver Bytyçi.

Këtë letër e ka bërë publike vetë shkrimtari në një postim të tijin ku shprehet shumë i lumtur nga ky vlerësim.

‘Jam shumë i lumtur që Shkëlqesia e Tij, President i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, pasi ka lexuar librin tim "Kosovo Threatened by the Greater Serbia" më është drejtuar me këtë letër falenderimi dhe vlerësimi!’, ka thënë  Enver Bytyçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco