Nga kufijtë tek plazhet.../ Ja çfarë do të rihapet duke nisur nga nesër

Nga kufijtë tek plazhet.../ Ja çfarë do të rihapet duke nisur nga nesër

18:57, 31/05/2020
A+ Aa A-

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka rikujtuar edhe një herë masat lehtësuese që hyjnë në fuqi nga nesër, 1 qershor.

Sipas saj, prej të nesërmes lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjitha zonat, nuk ka më fasha kufizuese oraresh, lejohen plazhet, rihapen çerdhet, kopshtet, parqet, palestrat, qendrat e internetit, kampionati i futbollit apo kurset profesionale dhe argëtuese.

"Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor. Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social dhe për të ruajtur higjienën vetjake", shkruan ministrja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco