Lajmi i fundit

LIVE-SYRI TV/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Në farmaci mungojnë, ja kush është rrobaqepësi që furnizon me maska Tiranën

VIDEO/ Në farmaci mungojnë, ja kush është rrobaqepësi që furnizon me maska Tiranën

18:57, 21/03/2020
A+ Aa A-

Mungesa e maskave ne farmaci, e ka bërë që rrobaqepsi Fiqiri Haxhia të krijojë maska artizanale shumë përdorimshe 100 përqind pambuk me çmime  të arsyeshme 200 lekë dhe 350 lekë.
“Unë jam 65 vjeç, kam që në moshën 15 vjecare që punoj me këtë zanat. Kam punuar 12 vite në itali. Kjo është provizore, ishalla do Zoti kalon shumë shpejt. Unë nuk kam interes që të nisme nga fitimi, sa më shpoejt të mbyllet që njerëzit ta kalojnë këtë periudhë të vështirë. Edhe pse unë në rrobaqepësinë timë prodhoj kryesisht artikuj mjekësorë, përparëse, kostume operacioni, pothuajse gjithçka. Duke parë që në farmaci kishte mungesë maskash, thashë ta provoj njëherë. Bëra njofitmin e para dhe kam kërkesa të jashtëzakonshme që nuk i përballoj dot’, thotë ai.
Në këte punishte te vogël, e cila ndodhet  tek “Oxhaku” rrobaqepësi së bashku me disa pjestarë te familjes punojnë çdo ditë duke prodhuar maska mbrojtese nga koronavirusi.

“Kjo quhet model firzamonikë pasi hapet dhe mbulon të gjithë pjesën e fytyrës. është edhe ky modlei tjetër më i vogël. Duhet të jetë edhe pambuk se u merr frymë. Këto mi kanë porositur edhe në spitale. Me spitalet kemi punuar me tendera. Unë i bej thirrje qeverisë që të ndihmojmë njerëzit’, thotë ai.

Ai thote se kërkesat kanë qenë të medha  këto ditë , si nga individë edhe nga spitalet, dhe nga punonjës të ambasadave në vend.

“Erdhi një shofer që punonte në ambasadë dhe më kërkoi”, shprehet Haxhia.

Ne pamjen e pare duket e lehte realizmi i një maske, por  mjeshtri thotë se kalon në 8 procese.
Ai ka realizuar 5 modele te ndryshme, madje edhe në këtë kohë pandemishë kërkesat për të bukurën nuk mungojnë
Për banoret e lagjes së tij ai i thotë se i ka shpërndarë  me çmim shumice. Këto lloje maskash sipas tij mjaftojnë për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit me mënyrat më të zakonshme, “spërklat e kollës dhe teshtimave. /abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco