Prezantohet myftiu i ri i Fierit

Prezantohet myftiu i ri i Fierit

09:19, 03/08/2019

Në ambientet e Myftinisë së Fierit është prezantuar myftiu i ri i kësaj zone, Valdrin Mera

Gjatë prezantimit ishte i pranishëm nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (ish myftiu i Fierit) Taulant Bica, administrator i myftinisë dhe imamë.

Nënkryetari gjatë fjalës së tij shprehu falënderimet e përzemërta për të gjithë stafin e myftinisë, besimtarët dhe qytetarët e Fierit, për bashkëpunimin me ta gjatë ushtrimit të detyrës së tij të mëparshme si Myfti. Ai shprehu bindjen se myftiu Mera do ti çojë në një stad të ri punët në këtë myftini dhe nuk la pa përmendur edhe mbështetjen që do të ketë nga KMSH.

Imamët e pranishëm në takim falënderuan nënkryetarin për bashkëpunimin në të shkuarën dhe e siguruan atë për mbështetje dhe përkushtim edhe me myftiun Mera.

Myftiu i ri Mera i falënderoi të pranishmit dhe iu lut Zotit t’i japi sukses në shërbimin ndaj fesë islame në qytetin e Fierit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco