E Enjtja e Madhe, si të përgatisim vezët e kuqe të Pashkës

E Enjtja e Madhe, si të përgatisim vezët e kuqe të Pashkës

08:33, 25/04/2019
A+ Aa A-

Sot - të Enjten e Madhe - lyejmë një pjesë nga vezët e kuqe të Pashkës. Lyejmë për çdo pjesëtar të familjes dhe një vezë për shtëpinë, të cilën e mbajmë brenda në shtëpi për 1 vit, deri në Pashkën tjetër.

Të Shtunën e Madhe - lyejmë përsëri vezë të kuqe të Pashkës. Lyejmë sa të kemi dëshirë, d.m.th. lyejmë për konsumim të familjes sonë dhe gjithashtu lyejmë për t'u dhuruar edhe të tjerëve.

Përbërësit që nevojiten

Bojë ushqimore për vezë (gjendet në kishë)
25-30 kokrra vezë (mund të bëhen edhe më pak në varësi të dëshirës)
6 gota ujë të vakët
1 e gjysmë filxhan kafe uthull cilësore
Një pecetë e lyer me vaj lulëdielli (sipas dëshirës)

Image

Përgatitja

FIGURA 1 - Lajini mirë vezët që doni të ngjyeni dhe i zieni në zjarr të ngadaltë që të mos hyhen.
FIGURA 2 - Në një enë hidhni 6 gota ujë të vakët, uthullën në filxhan, bojën dhe e përzieni shumë mirë.
FIGURA 2 - Vendosni vezët e ziera mirë (afërsisht 15 kokrra) në enën me bojën e tretur dhe i lini brenda 3-5 minuta.
FIGURA 3 - Në vazhdim i hiqni dhe i lini të thahen.
FIGURA 2 - Në të njëjtën bojë vendosni 15 kokrrat e tjera.
* FIGURA 4 - Në fund i lyeni me një pecetë me vaj që të shkëlqejnë.
* Mund të bëhet sipas dëshirës në rast se doni të bëni edhe vezë të tjera.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco