Optimizmi lidhet me rrezik më të ulët të demencës, sipas studimit të ri

Optimizmi lidhet me rrezik më të ulët të demencës, sipas studimit të ri

12:59, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një studim i ri shkencor nga SHBA sugjeron se njerëzit me një qëndrim më optimist ndaj jetës mund të kenë një rrezik më të ulët për zhvillimin e demencës në moshën e tretë.

Demenca është një gjendje mjekësore që prek trurin dhe karakterizohet nga rënie graduale e kujtesës, aftësisë së të menduarit dhe funksioneve të përditshme, deri në atë pikë sa ndikon ndjeshëm në jetën e përditshme. Ajo nuk konsiderohet pjesë normale e plakjes, por një çrregullim neurodegjenerativ që shfaqet kryesisht në moshat e avancuara.

Hulumtimi, i publikuar në Journal of the American Geriatrics Society, ka ndjekur mbi 9,000 persona të moshuar për një periudhë deri në 14 vite, duke analizuar lidhjen mes optimizmit dhe shëndetit të trurit.

Sipas rezultateve, një rritje më e lartë e nivelit të optimizmit u shoqërua me rreth 15% rrezik më të ulët për zhvillimin e demencës, edhe pasi u morën parasysh faktorë të tjerë si mosha, gjinia, arsimi, depresioni dhe sëmundjet kronike.

Studiuesit theksojnë se personat më optimistë kanë gjithashtu më shumë gjasa të mbajnë një stil jete më të shëndetshëm, përfshirë aktivitet fizik më të rregullt dhe më pak sjellje të dëmshme si duhanpirja.

Megjithatë, ekspertët sqarojnë se bëhet fjalë për një lidhje statistikore dhe jo për një provë të drejtpërdrejtë shkak-pasojë, që do të thotë se optimizmi nuk mund të konsiderohet si faktor që parandalon drejtpërdrejt demencën, por si një karakteristikë që lidhet me rrezik më të ulët.

Studimi vjen në një kohë kur demenca prek dhjetëra miliona njerëz në botë dhe mbetet një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco