Vdekja e një foshnjeje lidhet me gjasë me pirjen e qumështit të...

Vdekja e një foshnjeje lidhet me gjasë me pirjen e qumështit të...

16:25, 06/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një foshnjë e porsalindur ka vdekur nga një infeksion me listeri, që me gjasë lidhet me faktin se nëna e fëmijës ka pirë qumësht të papasterizuar gjatë shtatzënisë, thanë autoritetet shëndetësore.

Autoritetet në Nju Meksiko këtë javë paralajmëruan njerëzit të shmangin konsumimin e produkteve të qumështit të papasterizuara pas kësaj vdekjeje. Interesi dhe shitjet e qumështit të papasterizuar janë rritur vitet e fundit, të nxitura nga rrjetet sociale dhe nga mbështetja në rritje e lëvizjes “Make America Healthy Again” e drejtuar nga Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr.

Zyrtarët shtetërorë dhanë pak detaje për të porsalindurin, duke përmendur kufizime të privatësisë. Edhe pse hetuesit thanë se nuk mund të përcaktonin shkakun e saktë të vdekjes së foshnjës, “burimi më i mundshëm i infeksionit ishte qumështi i papasterizuar”. Ky përfundim u bazua në informacionin e mbledhur gjatë hetimit, përfshirë kohën e infeksionit dhe raportimet se nëna kishte pirë qumësht të papasterizuar gjatë shtatzënisë, tha një zyrtar.

Qumështi i papasterizuar mund të përmbajë disa mikrobe që shkaktojnë sëmundje, përfshirë listerinë. Ai është një bakter që mund të shkaktojë abort, lindje të vdekur, lindje të parakohshme ose infeksione vdekjeprurëse te të porsalindurit, edhe nëse nëna është vetëm lehtë e sëmurë.

Pasterizimi, procesi i ngrohjes së qumështit në një temperaturë mjaft të lartë për të vrarë mikrobet, mund të parandalojë infeksionet nga listeria, si edhe nga lloje të tjera bakteresh dhe virusësh. Qumështi i papasterizuar mund të përmbajë mikrobe që shkaktojnë infeksione nga gripi i shpendëve, brucela, tuberkulozi, salmonela, kampilobakteri, kriptosporidiumi dhe e. coli. Shumë prej këtyre infeksioneve janë sidomos të rrezikshme për fëmijët e vegjël, personat mbi 65 vjeç dhe ata me sistem imunitar të dobësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco