Paralajmërimi i frikshëm/ Bill Gates: Epidemi të reja ose të ngjashme priten çdo 20 vjet

Paralajmërimi i frikshëm/ Bill Gates: Epidemi të reja ose të ngjashme priten çdo 20 vjet

22:26, 10/04/2020
A+ Aa A-

Bill Gates, themeluesi i Microsoft, pasi filloi pandmemia u komentua gjatë për një deklaratë të tij para pak vitesh në lidhje me investimin në mjekësi.  

Deklarata e tij u përkthye edhe si një paralajmërim për botën e cila duhet të tregohet me vigjilente ndaj problemeve që shqetësojnë planetin.  

Miliarideri shtoi se epidemi të reja ose të ngjashme mund të priten tashmë çdo 20 vjet dhe theksoi se rreziku i pandemive është në këtë nivel për shkak se janë rritur udhëtimet në të gjithë botën.  

“Kjo mund të jetë kriza më e madhe që njerëzit kanë përjetuar në jetën e tyre.  

Por ka dhe një mundësi kuptimplotë që me masën aktuale të udhëtimeve globale, këto gjëra të ndodhin çdo 20 vjet.  

Dollarët mund të ndihmojnë që gjërat të mos përkeqësohen, të ndihmojnë në koordinimin dhe përshpejtimin e prodhimit të vaksinës.  

Nuk ka dyshim se vendet nuk kanë shpenzuar atë që duhet të shpenzonin për t’u përgatitur për gjëra të tilla, pasi kjo preku vendet e pasura .. ato morën një shuplakë fytyrës.”- ka thënë ai.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco